E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce. Denoncimet e PS-se reagon zyra e gjendjes civile

Rregjistrimi i lëvizje fiktive dhe rezervimi i kuponave të aplikimit të kartave të identitetit vetëm për personat që janë të njohur si votues të djathtë janë parregullitë që ka denoncuar kryetari i degës së PS në  fshatrat e Korçës Muharem Meko në lidhje më listat zgjedhore.

"Në komunën e Malvicës janë regjistruar në mënyrë arbitrare dhe antiligjore 50 votues, të shpërngulur vetëm për 8 maj. Në komunën e Voskopojës gjithashtu, në Mollas, Vreshtas, Pirg etj", tha Muharem Meko, kryetar i degës së PS, në fshatrat e Korçës.

Ndërsa në takimin e drejtuesve të zyrave të gjendjes civile u konfirmua e kundërta. "Janë 3 udhëzime për të cilat qeveria ka synuar që në listat përfundimtare të zgjedhësve të mos kemi dublime, të mos kemi të regjistruar të vdekur, të mos kemi në lista persona të cilët nuk janë shtetas shqipar. Nëse ju i keni zbatuar me koherencë këto tre udhëzime, ne nuk do të kemi asnjë problem me listat", tha Bujar Vila.Sekr.Përgj.Prefekturës së Korçës.

Listat përfundimtare të votuesve do të shpallen në 8 prill dhe sipas drejtuesve të zyrave të gjendjes civile prej tyre janë hequr dublimet janë crregjistruar personat që kanë lënë shtetësinë si dhe 100 vjecarët.Ndërsa për qendrat e votimit ku janë të rregjistruar mbi 1000 votues  ose nën 100 votues,që në qarkun e Korçës nuk janë të pakta dio të vendosë KQZ.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›