E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes Topalli Shans qe kemi Sali Berishen kryeminister

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli prezantoi sot ne Kukes kandidatin e koalicionit Aleanca per qytetarin Hasan Halili. Kryetarja e parlamentit i cilesoi zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje jopolitike.
Ne 8 maj ne nuk kemi zgjedhje politike. Zgjedhjet politike i kemi fituar ne 2009-n. Ecja neper rruge per te ardhur ketu ne qytetin tuaj dhe gati-gati flisja me vete gjate gjithe rruges fale Kryeministrit Berisha eshte realizuar kjo mrekulli. Sali Berisha mund te beje edhe shume rruge te tjera por nje tjeter si Rruga e Kombit nuk behet me tha ajo ndersa theksoi se Shqiperia vazhdon te kete rritje politike.
Topalli permendi disa here fatin qe kane shqiptaret qe kane kryeminister Sali Berishen duke e quajtur ate nje person qe sakrifikon per fondin.
Nuk eshte hera e pare qe mazhoranca po perpiqet te binde elektoratin se zgjedhjet e 8 majit nuk jane politike. Ne fund Topalli akuzoi edhe kreun e opozites teksa tha se dallimi mes tyre dhe partise tjeter ishte se lideri i tyre dhe zedhenesit e tij shpifin.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›