Rama Me 8 maj vota popullore keput zinxhirin e te keqijave

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama prezantoi sot ne Pogradec kandidatin e aleances Artan Shkembi i cili pas dy mandatesh si kryetar i bashkise se qytetit kandidon per here te trete perballe Luan Topciut te LSI-se.
Nga qeveria e sotme nuk ka asnje investim per Pogradecin. Me Shkembin ne krye te bashkise eshte Pogradeci qe ne duam tha Rama.
Duke i ftuar qytetaret e Pogradecit te votojne serish Artan Shkembin Rama u shpreh se Berisha dhe Meta nuk kane vota per te marre por llogari per te dhene ndaj me
8 maj vota popullore do te kepuse zinxhirin e te keqijave.
Ndersa kandidati Shkembi tha se pas 4 fitoresh te njepasnjeshme ne Pogradec tashme fitorja e PS-se do te shtrihet ne te gjithe Shqiperine.