Meta përkujton tragjedinë e 9 janarit

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për t’u krijuar të rinjve shqiptarë mundësitë për të ndërtur një të ardhme të sigurtë dhe mos ta braktisin atë. Zoti Meta mori shkas nga përvjetori i 16 i tragjedisë së 9 janarit kur 28 shqiptarë në përpjekje për të emigruar në Itali humbën jetën. “Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë.
Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!” shkruan zoti Meta.