E Enjte, 5 Nëntor 2026

Situata në burgje/ Gjonaj: Asnjë problematikë nga reshjet e shiut

Reshjet intensive të ditëve të fundit nuk kanë sjellë asnjë problematikë në Institucionet e Vuajtjes së Dënimeve Penale.

Kështu shprehet ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ndër të tjera ka publikuar edhe një sërë fotosh me pamje nga burgjet.

“Shtabi i Emergjencave në Ministrinë e Drejtësisë është i mbledhur dhe në komunikim direkt në çdo moment me të gjitha IEVP-të e vendit”, shprehet Gjonaj.

“Në foto tregohet gjendja faktike në kohë reale në disa nga burgjet e Shqipërisë”, u shpreh Gjonaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›