Korce peshkim i paligjshem 3 ne pranga
KORE - Peshkimi i paligjshem ne ujerat ndarese territoriale mes tri shteteve ka vene ne pranga tre peshkatare mes te cileve nje i ardhur nga Greqia. Sherbimet e policise kufitare te Drejtorise se Korces kane kryer nje operacion mengjesin e se shtunes ne ujerat e liqenit te Prespes se madhe duke ndaluar si shkeles te kufirit ndares te tri shteteve dy peshkatare me kombesi maqedonase nga komuna e Liqenasit dhe nje tjeter nga nje fshat i Greqise qe ndodhet prane ketij liqeni. Nje sasi peshku i vogel i quajtur cironke si dhe gati 350 metra rrjete peshkimi qe po nxirreshin nga liqeni jane kapur ne flagrance nga ana e policise kufitare. Burime zyrtare te kesaj policie thane se dy peshkataret nga komuna e Liqenasit po peshkonin me varken e peshkatarit grek dhe jane ndihmuar prej ketij te fundit. Nga ky aksion i policise kufitare ne liqenin e Prespes se madhe jane arrestuar ne flagrance Olsi Trajce 22 vjec nga fshati Kallamas Janaq Vangjelovski 53 vjec nga fshati Gorice e vogel po ne komunen e Liqenasit si dhe peshkatari grek Anastasios Dhimonopulos 52 vjec nga fshati Milice i Greqise. g.a