E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja çame në kongresin amerikan

Ceshtja came pritet te përfshihet seshpejti ne axhenden e kongresit amerikan i cili brenda dy vitesh do te kete ne tavolinen e saj per shqyrtim rezoluten qe denon masakren dhe kërkon zgjidhjen e saj. Kryetari i partise “Drejtesi dhe integrim” Tahir Muhedini zhvilloi nje tur takimesh me kongresmene ne SHBA nga ku marre mbështetjen e tyre per kauzen çame e cila vazhdon te mbetet e pazgjidhur qe nga koha 1945 kur shqiptaret e çamerise u larguan me dhune nga shtepite e tyre.

“Rezolutën ne do ta përgatisim me juristë dhe historianë. Ky është një moment historik i gëzueshëm për gjithë shqiptarët çamë. Disa kongresmenë pasi dëgjuan me vëmendje këtë tragjedi të kësaj popullsie që ka ndodhur para pak dekadash dhe nuk ka marrë askush përgjegjësi për këtë që ka ndodhur paraqitën dëshirën që t’i drejtohemi një rezolute. Në vend që ta shprehnim ne e shprehën dy kongresmenët. Ne u gëzuam shumë. Kjo është një ngjarje me të vërtetë historike. Ndoshta i gjithë populli shqiptar çam dhe gjithë shqiptarët e kanë pasur ëndërr që kjo çështje të shkoje deri në kongresin amerikan” tha Muhedini.

Gjate takimit me liderin e mazhorancesn demokrate ne kongresin amerikan Steny Hoier kreun e komisionit te sigurise dhe bashkëpunimin ne Europe, Alsi Hastin, ata i kane deklaruar zotit Muhedini se do te kerkojne se shpejti nje takim me ambasadorin grek ne SHBA per te patur nje informacion akoma me te gjere mbi masakren e came ndersa kane shprehur te gjithe mbështetjen e tyre per te votuar rezoluten kur ajo te paraqitet ne kongresin amerikan.

Njekohesisht kryetari i PDI-se Muhedini ka marre edhe mbështetjen per te vazhduar me tej lobimin per ceshtjen came edhe nga drejtuesit e shoqates “Vatra” dhe këshilli kombëtar shqiptaro- amerikan.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›