Kukës, aksidentohen dy vëllezër, njëri vdes

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Kukësit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vetura me të cilën udhëtonin dy vëllezër me mbiemrin Lleshi është aksidentuar në afërsi të fshatit Kolsh. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur rëndë. Momentalisht mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Si raporton BW, nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është në gjendje kritike./Indeksonline./