E Diel, 1 Nëntor 2026

Dega e PDK-së në Prishtinë kaloi të dielën me qytetarët

Përfaqësues të degës së PDK-së në Prishtinë kanë dalë në terren duke takuar qytetarë. Ata kanë vizituar lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Së bashku me anëtarë të forumit rinor të PDK-së, ata kanë takuar qytetarët.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte kontakti me qytetarë dhe marrja e propozimeve nga qytetarët se cka duan të ndryshojnë nëpër lagjet e tyre. Kjo ngjarje është sinjal i organizimit të mirëfilltë i punës dhe dëshirës për t'i kontribuar sa më shumë Prishtinës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë nënkryetari i degës së Prishtinës Genc Prelvukaj.

Sipas tij, do të ketë edhe takime të tjera ditët në vijim. “Tash e tutje do të ketë aktivitete të tjera nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit duke u marrë me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithnjë sa më afër qytetarëve të Kosovës në secilën kohë që është e nevojshme”, ka thënë Prelvukaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›