Shfrytëzuan 7 femra për prostitucion në Zvicër dhe Gjermani, arrestohen 3 tutorët
TIRANË- Tre persona janë arrestuar nën akuzën e se kanë rekrutuar në Shqipëri dhe më pas shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Zvicër dhe Gjermani shtatë shtetase shqiptare.
Burime nga policia e Trianës bëjnë me dije se falë operacionit të koduar “Binehouse” u bë i mundur shkatërrimi i grupit kriminal të prostitucionit, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve: Shyqyri Stafuka, 23-vjeç,- Bledar Stafuka, 22-vjeç , Emiljano Tarja, 23-vjeç, banues të tre banues në Tiranë.
Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka caktuar ndaj këtyre shtetasve masën e sigurisë arrest me burg, nën akuzën e kryerjes së veprave penale "Trafikim i Femrave" kryer në bashkëpunim për shtetasit Shyqyri dhe Bledar Stafuka, si dhe "Trafikim i të miturve" kryer në bashkëpunim për shtetasin Emiljano Tarja.
(e.m/BalkanWeb)