E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga 25-vjeçarit, fshehu vrasësin e kushëririt

Një ditë më parë, humbi jetën Dondal Lamçe, 20-vjeç. Në pranga përfundoi shtetasi  Gentian Lleshanaku, 25-vjeç, djali i xhaxhait të viktimës, i cili dyshohet se ka ndihmuar në arratisjen e vrasësit si dhe fshehjen e armës së krimit.

Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për hasmëri. Autori është identifikuar tashmë dhe po punohet për arrestimin e tij. Grupi hetimor i policisë së Elbasanit, shkoi në vendin e ngjarjes, ku nis hetimet për të zbardhur rastin.

Nga dëshmitë e marra, mësohet se një person i qëlloi me armë zjarri tip automatik shtetasin Lamçja, jashtë ambienteve të një lokali, ku ky i fundit kishte qenë me disa shokë të tij në fshatin Bujqëz. I riu gjeti vdekjen menjëhershme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-19 09:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›