Kukës, digjet autobusi i linjës Tiranë - Prishtinë

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në afërsi të Fushë Dukagjinit, rreth 6 kilometra larg qytetit të Kukësit.
Autobusi që udhëtonte nga Tirana në drejtim të Prishtinës, befas ka marrë zjarr. Të gjithë pasagjerët kanë mundur të dalin me shpejtësi, ndërsa megjithë përpjekjet e bëra, autobusi është djegur tërësisht.
Fatmirësisht asnjëri prej pasagjerëve nuk pësoi lëndime, ndërkohë që të gjitha bagazhet e tyre u dogjën.
Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa paraprakisht mendohet se zjarri i beftë u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.
/Start/E.B/
2012-01-20 22:04