E Diel, 1 Nëntor 2026

1 vit nga 21 Janari, opozita zhvillon protestë homazh

Liderët e Partisë Socialiste të shoqëruar nga familjarët e viktimave dhe qytetarë të ardhur nga të gjitha rrethet do të nisen rreth orës 11:00 në mënyrë të heshtur nga selia e PS-së në drejtim të bulevardit kryesor.

Pjesëmarrësit në këtë protestë homazh, me lule, pankarta, ku kërkohet drejtësi dhe ndëshkim i atyre që urdhëruan e kryen vrasjet, si dhe me fotot e 4 viktimave, në heshtje, do të kryejë homazhet në vendet ku ranë Ziver Veizi nga Gjirokastra, Faik Myrtaj nga Fieri, Hekuran Deda i ardhur nga Kalaja e Dodës për të jetuar në Laknas të Tiranës dhe Aleks Nikaj nga Kolshi i Lezhës. Gjithcka do të shoqërohet nga muzika funebër.

Pas kësaj, në orën 12:00 në ambientet e Akademisë së Arteve është parashikuar edhe mbajtja e fjalimeve dhe mesazheve në kujtim të ngjarjes së një viti më parë.

Pjesëmarrësve në Protestë u është kërkuar që të mos bien pre e çdo provokimi të mundshëm nga persona që s’kanë lidhje me protestës. E gjithë protesta homazh do të mbikëqyret edhe nga një staf nga Partia Socialiste./Start/

                                                                                             2012-01-21 08:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›