E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaçi: Protestat e Vetëvendosjes nuk janë paqësore

PRISHTINË- Adem Demaçi kundërshton polikën e ndjekur nga Lëvizja “Vetëvendosje” duke vlerësuar se protestat e saj nuk janë paqësore.

“Kjo çfarë kemi parë na dëmton edhe si shtet. Veprimet që po bën ‘Vetëvendosja’ nuk përkojnë me demonstratat paqësore. Personalisht nuk pajtohem me kurrfarë dhune dhe jam kundër dhunës”, ka thënë Demaçi.

Në një intervistë të dhënë për RTV21, Demaci i ka adresuar vetëvendosjes përgjegjësitë e protestës së 14 janarit.

“Fajtori kryesor në këtë mes është ‘Vetëvendosje’, e cila, për mendimin tim, ka hyrë në një bungajë pa kurrfarë nevoje”,-ka thënë Demaçi, duke theksuar se është kundër protestave të paralajmëruara më 22 janar.

Demaci shprehet se me rrugën që ka zgjedhur lëvizja Vetëvendosje e ka shumë të vështirë ëpr të rrëzuar kryeministrin Thaci.

“Hashimin nuk e kanë lehtë për ta shkarkuar ashtu si po mendon ‘Vetëvendosja’. Ma gjeni mua një lider që do ta zëvendësonte Hashimin?”, ka thënë Demaçi, sipas të cilit Thaçi është elastik dhe “di t’i përgjigjet çdo situate.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›