Kukës, disa akse rrugore të bllokuara

Shirat e shumtë të rënë gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në disa akse.
"Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme në aksin rrugor Kukës – Shishtasvec, i cili tashmë është i bllokuar, pasi sasira të mëdha inertesh kanë rënë në trasenë e rrugës në afërsi të fshatrave Bele, Nimce e Shtreze", thotë drejtori rajonal i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, Arben Basha.
E bllokuar është edhe rruga që lidh Kukësin me Peshkopinë si dhe aksi rrugor Kukës – Qafë Shllak, i cili është i kalueshëm në një drejtim. Situata më e rënduar paraqitet në akset rrugore të fshatrave të thellë malore, duke shkaktuar izolim total, si ato në komunat e Arrnit, Kalisit, Grykë Cajës dhe Zapodit. Autoritetet po punojnë për zhbllokimin e këtyre akseve. /S.Lleshi/Start/
2010-12-21 11:42
[