Nishani: Lufta ndaj korrupsionit në drejtësi mbetet prioritet

Kreu i drejtësisë ishte i pranishëm në prezantimin e projektit më të ri të Agjencisë së Shteteve te Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për "Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri".
"Ministria e Drejtësisë e ka përcaktuar luftën kundër korrupsionit si përparësinë më madhore të saj, duke e shoqëruar këtë me reforma të thella e të gjithanshme për parandalimin e këtij fenomeni", tha Nishani.
Duke përshëndetur projektin më të fundit të USAID në fushën e drejtësisë, ministri Nishani shprehu besimin se ai do të kontribuojë ne rritjen e performancës se sistemit te drejtësisë, me përqasje gjithëpërfirëse në këtë proces të shoqërisë civile dhe medias.
"Aktivitetet e projektit do të kontribuojnë në konsolidimin e transparencës, eficencës si dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor, përmirësimin e aftësive profesionale si dhe përfshirjen dhe fuqizimin e rolit te shoqërisë civile", tha Nishani. Sipas tij, këto objektiva sigurojnë një impakt të qëndrueshëm në zbatimin e shtetit ligjor në Shqipëri. /S.Ll/Start/
2010-12-21 13:32
[