E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen përmbytjet në Shkodër

Kjo ka bërë që të shtohen prurjet mbi kaskadën e lumit Drin dhe për pasojë të rriten shkarkimet nga hidrocentralet.

Teksa përmbytja e ditëve më parë nuk ishte mbyllur ende, sasitë e mëdha të ujit kanë bërë që mbi përmbytjen e vjetër të shtohet edhe sasia ujit të ardhur së fundi, duke zgjeruar hartën e përmbytjeve.  Sasitë e mëdha të ujit kanë shkaktuar rritjen e sipërfaqes së përmbytur në rajonin e nën Shkodrës. Sipas të dhënave, mësohet se sot janë përmbytur 1 mijë hektarë tokë, duke iu shtuar hektarëve të përmbytur më parë.

Kryetari i komunës së Dajçit, Arben Gjuraj, tha se "një situatë e tillë është ndjerë menjëherë në shtratin e lumit Buna, që ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit edhe në disa prej fshatrave të kësaj komune”.

Situatës emergjente  i është përgjigjur menjëherë edhe Shtabi i Emergjencës Civile në prefekturën e Shkodrës, ku një ekip special i forcave të armatosura, i drejtuar nga gjeneral Vladimir Qirjazi, është nisur urgjentisht drejt komunës së Dajçit, por edhe në atë të Velipojës, për t’iu gjendur pranë banorëve të kësaj zone në rast nevoje.

Aktualisht, dy mijë persona janë të evakuuar nga banesat e tyre. Në terren vazhdon shpërndarja e ndihmave për banorët. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-21 11:52
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›