Kukës, erërat e forta dhe dëbora, dëmtime në banesa
KUKËS- Erërat e forta dhe dëbora e rënë ditët e fundit kanë shkaktuar dëmtime jo të pakta në banesa fshatrat e thella të qarkut të Kukësit.
"Dëmtime janë vërejtur në zonat e thella si në komunat Grykë Cajë, Kalis, Bushtricë, Arrën, Shishtavec, Topojan, Zapod, të rrethit të Kukësit, Lekbibaj të Tropojës, si dhe në komunën Bicaj vetëm 12 kilometra larg qytetit të Kukësit", tha prefekti i qarkut të Kukësit, Elez Maçi.
Ai tha se, "kemi patur kontakte me drejtuesit vendorë, të cilëve u kemi kërkuar që të ngrenë grupet e punës për të verifikuar dëmtimet në terren".
Ndërkohë, në komunën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës janë dëmtuar çatitë e 15 banesave, ndërsa 4 banesa të tjera janë bërë të pabanueshme.
Kryetari i komunës, Gëzim Meshaj, tha se, "nga vetë banorët, që janë strehuar përkohësisht ndër të afërmit e tyre, ka nisur puna për riparimin e dëmeve të mëdha në banesa”.
Nga banorët e këtyre zonave janë bërë të njohur dëmet, që kanë pësuar duke kërkuar edhe ndihmesën e strukturave shtetërore. “Pas verifikimit do të shihet mundësia e dëmshpërblimit. Ende grupet e punës janë në terren për verifikimin e dëmeve, ndaj nuk mund të themi sa është numri i banesave të dëmtuara, apo të dëmeve të tjera”, u shpreh Maçi.
(d.b/BalkanWeb)