E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një përqafim, më pas 5 plumba në kokë të riun shqiptar

PAVIA –Një 32 vjecar shqiptar me disa precedentë penalë për vjedhje në të kaluarën është ekzekutuar me plumba mbremjen e se shtunes në një lokal nate në Vigevano. 

Ngjarja ndodhi para rreth 150 personave ne pub Ticino, kur 3 burra iu afruan tavolines se të riut, Edmond Shtjefni. 

Nga deshmite e mbledhura, njëri prej tyre e përqafoi dhe dukej se cdo gje do te mbaronte miqesisht, por me pas nje tjeter i vuri pistoletën në kokë duke e qëlluar. Sipas policisë italiane bëhet fjalë për një ekzekutim të vërtetë. 

Mësohet se Edmond Shtjefni që sapo kishte mbushur 32 vjec më 10 Dhjetor të vitit 2011 vdiq në vend. Ai jetonte në Abbiategrasso, të Milanos di Milano, në lagjen ‘Castello’.

E ndërsa Shtjefni binte në tokë, rreth 150 persona që ndodheshin në pub të kapur nga paniku i të shtënave tentuan të dalin me shpejtësi nga lokali. Së bashku me ata u bashkuan dhe vrasësi e bashkëpunëtorët që dolën jashtë me armë në dorë.

Sipas karabinierëve që kanë marrë në dorë hetimet për vrasjen e të shqiptarit, mësohet se kishte pak kohë që bënte pjesë në biznesin e prostitucionit. Policia dyshon se i riu mund të ketë bërë ndonjë ‘gabim’, dhe se kanë qenë po bashkëatdhetarët e tij që mund ta kenë vrarë. 

Nga ekspertiza mjeko-ligjore u vërtetua se i riu mori në kokë 5 plumba pistolete të kalibrit 7.65. 

Hetuesit besojne se ky episod mund të ketë qenë dhe një larje hesapesh mes bandave shqiptare për të dërguar një mesazh tek ata që tentojnë të marrin me ofrce zonat ku shfrytëzohet prostitucioni. Madje, karabinierët po hetojnë pikërisht në këtë piste, tek marrja nën kontroll e zonave të prostitucionit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›