E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini sdi se kush e ka fajin per trafikun ...qytetaret apo Kryeministri Berisha

14-10-2010 / Gazeta 55

Nje nekropolitike duale ka pllakosur Edi Ramen ditet e fundit teksa per te njejtin problem ate te trafikut fajeson qytetaret e Tiranes dhe kryeministrin e vendit Sali Berisha ne nje kohe kur Qeveria i ka ofruar mbeshtetjen maksimale per ndertimin e Unazes se Madhe nyja kryesore qe i jep fund ngercit te trafikut

Dy dite me pare te gjithe u shastisem kur degjuam vete dhe personalisht Edi Ramen teksa deklaronte se shkaktaret kryesore te trafikut kaotik ne kryeqytet jane qytetaret Dje nje tjeter ze jo i Rames por i percjellesit te tij Serjanit i cili tha nga bashkia e bunkerizuar e kryeqytetit se fajin per trafikun nuk e kane qytetaret por kryeministri i vendit Sali Berisha
Dy deklarata ne dy dite te ndryshme dhe me dy pergjegjes krejt te ndryshem por gjema ne kete mes eshte se bashkia e Tiranes po perpiqet te shmange blofet e veta. Trafiku ne kryeqytet vertete eshte nje problem madhor dhe ceshtja kryesore e dites per te gjithe qytetaret te cilet perjetojne direkt dhe me ankth qendrimin me ore te tera ne kryqezimet e bllokuara apo rruget e klimaksura nga automjetet qe kane shpenzuar jo vetem litra te konsiderueshme nafte dhe benzine por edhe nje kosto te rende psikologjike cka njeherazi shkakton nervozizem mundesi e lsquoarte kjo per aksidente.
Po Edi Rama
Kryetari i bashkise perseri thote qe shkaktaret e kaosit ekstrem te trafikut ne kryeqytet jane qytetaret dhe pastaj Sali Berisha Po pse qytetaret
Ne arsyetimin alogjik te Edvinit qytetaret sduhet te ankohen per udhetimet disa oreshe per 2-3 km rruge qe realisht pershkohen per me pak se 9-10 minuta. Ata sduhet te ngrene zerin per bllokimin me ore te tera ne kryqezime te paralizuara dhe ne nyje rrugesh te ngushta ku te zihet fryma.
Po akuzat per kryeministrin
Po.
Gjithmone ne arsyetimin alogjik te Edi Rames kreu i qeverise eshte pergjegjes per problemet e brendshme te bashkise se Tiranes mungesa e funksionimit te saj dhe mos konkretizimi i njesiteve perkatese
Nje akuze e tille vjen ne nje kohe kur Qeveria shqiptare i ka ofruar mbeshtetjen maksimale bashkise ne te gjithe procesin e saj te rikonstruksionit te kryeqytetit.
Por qendrime te tilla vrastare mund te servire vetem nje nekropolitike si ajo e Edi Rames per te mbushur tregun e gjere politik dhe mediatik me dogma te paarsyeshme. Kesisoj smbetet gje tjeter vecse Edi Rama te gjeje ndonje fajtor te trete si shkaktare te trafikut ne kryeqytet. Krahas ketij ngerci te bunkerit te bashkise per trafikun problemi me flagrant per Edi Ramen eshte se kujt do ia atashoje pergjegjesite e aferave 20 per qindeshe apo 100 milioneshe...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›