E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës gjenden të ekzekutuar në postobllok dy punonjës policie

Dy efektiva policie janë gjetur të vrarë nga kolegët e tyre. Për shkak të kësaj ngjarje të rëndë është nisur drejt Kukësit edhe kreu i policisë së shtetit Ahmet Premçi. 

KUKES- Dy punonjës policie janë ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Shemri të Kukësit. Ngjarja ka ndodhur përpara pak minutash në një postbllok, ku policët ishin duke kryer detyrën e tyre. Ata janë gjetur të vrarë nga kolegët, ndërkohë që është identifikuar vrasësi, i cili tashmë është në kërkim nga policia.
Mësohet se forca policie nga Tirana dhe vetë drejtori i përgjithshëm, Ahmet Prenci është nisur drejt vendngjarjes. Policët e vrarë janë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së dyfishtë, ai është Afrim Hasani.
Sipas burimeve paraprake të policisë mësohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi dy efektivat e vrarë kishin ushtruar pak ditë më parë një kontroll për armëmbajtje pa leje në shtëpinë e autorit. Në operacionin për kapjen e vrasësit janë mobilizuar forcat e policisë së Kukësit, ato të Pukës si edhe efektivat special të policisë së shtetit.
Kështu polica e Pukës është vënë në gadishmëri të plotë duke ngritur postblloqe ne Qafë Mali, dhe në të gjitha terrenet e tjera malore të zonës ku mendohet se mund të jetë i fshehur autori, Afrim Hasani me precedent të mëparshëm penal.
(e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›