Kukës, grabiten tre turistë çekë

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të martës në vendin e quajtur “Ura e tej Drinit” në fshatin Ujmisht, ku janë grabitur David Kubat, 33-vjeç, Michal Benatsky, 48-vjeç, si dhe Vladimir Cerny, 33-vjeç, të gjithë lindur dhe banues në Çeki.
Zëdhënësi i policisë së Kukësit, Mirjan Hoxha, bëri me dije se një person me kapuç në kokë, rreth 30-vjeç, i ka kërcënuar me fjalë, teksa u ka grabitur disa sende personale që kishin me vete, si një videokamer, një aparat fotografik, aparat GPS si dhe një aparat telefonik celular.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nisën hetimet dhe shoqëruan disa persona me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të kësaj vepre.
Nga veprimet paraprake te kryera, u kryhen disa kontrolle banesash te personave te dyshuar si autorë si dhe u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë se Policisë së qarkut 9 shtetas me karakteristika e moshë të ngjashme sipas përshkrimeve. Aktualisht, te gjitha strukturat e Drejtorisë se Policisë Qarku Kukës, janë duke punuar me intensitet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje. /S.Ll/Start/
2012-05-03 16:44