SHBA-ja publikon dokumente të Osama bin Ladenit

Në këto dokumente shfaqet një lider i frustuar që lufton për rigjallërimin e rrjetit terrorist, thotë ushtria amerikane.
Dokumentet tregojnë se Bin Laden ishte tepër i pakënaqur me sulmet e pakta ndaj amerikanëve dhe kërkonte më shumë.
Korrespondenti i “BBC”-së për sigurinë, Frank Gardner, thotë se dokumentet duhet të shikohen në kontekst. Ai thotë se SHBA-të kanë interes të madh ta portretizojnë Bin Ladenin si një dështim, më shumë se sa si një forcë me të cilën duhet të përballesh.
“Duhet të mos harrohet se lideri i AL-Kaedës ka mbetur si figurë simbol më shumë persona pasi ai shmangu kapjen nga ana e amerikanëve për kaq shumë kohë”, shtoi ai.
175 faqet e dokumenteve të publikuara të Enjten – në javën që shënon një vit që nga vrasja e Bin Ladenit – datojnë nga shtatori i vitit 2006 deri në prill të vitit 2011 dhe në to përfshihen edhe letra nga liderët e tjerë të Al-Kaedës.Në njërën prej letrave, Bin Laden, kërkonte që skuadrat e Al-Kaedës të vrisnin Obamën dhe gjeneralin David Petraus dhe që vendin e Obamës të zinte Bajdeni pasi ai ishte “totalisht i papërgatitur për të marrë presidencën”. Lideri i Al-Kaedës mendonte Bajdeni do ta shpinte Amerikën në “krizë”.
/Start/F. P/
2012-05-03 17:43