E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Helsinkit Fushata e tensionuar

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehu dje rezervat per procesin e pergatitjes se zgjedhjeve vendore cka mund te reflektohet edhe diten e zgjedhjeve. Ne raportin paraprak te kesaj organizate konstatohet se situata parazgjedhore eshte e tensionuar per shkak te gjuhes se urrejtjes e perdorur nga lideret e partive politike nga akuzat e ndersjella dhe mungesa e dialogut.

Incidentet e vazhdueshme mund te ndikojne negativisht tek zgjedhesit te cilet kerkojne nje atmosfere te qete. Nuk perjashtohet mundesia qe klima e acaruar te reflektoje edhe ne diten e votimit. Qe kjo te mos ndodhe nevojitet kontributi i te gjithe aktoreve citohet ne raport. Problematike sipas KSHH-se ka qene edhe ngritja e komisioneve Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve apo ngritja e grupeve te numerimit.

Kritikat nuk mungojne as per vendosjen e qendrave te votimit ne ambiente private. Sipas vezhguesve te kesaj organizate edhe pse ligji e lejon caktimi i ketyre qendrave duhet te ishte bere vetem ne raste te vecanta. Mosbesimi ndaj veprimtarise se KQZ-se vendimmarrja e njeanshme dhe pa konsensus nese do te thelloheshin ne te ardhmen mund te ndikonin negativisht ne shqyrtimin e ankesave dhe shpalljen e rezultateve perfundimtare shpreh shqetesimin KSHH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›