Nikolla-Seseri Perplasja per Njesine Bashkiake Numer 1

Lindita Nikolla kandidon per nje mandat te dyte ne njesine bashkiake numer 1 ne Tirane duke bazuar tek puna e mire e bere kater vitet e shkuara si dhe tek projektet e reja per te ardhmen. Perballe saj mazhoranca ka vendosur Agron Seserin i cili bazon kandidimin e tij tek ndihma qe synon ti jape qytetareve.
Zonja Nikolla ju kandidoni per Njesine Bashkiake numer 1. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Lindita Nikolla PS Per fjalen e mbajtur. Per njohjen e plote dhe programin e qarte. Per standardin e realizuar tashme te komunikimit dhe gjitheperfshires. Per gruan qe eshte ne politike per ta perdorur ate si nje mjet per te arritur qellimin qe eshte nje jete me e mire per cdo grua e burre per cdo te ri e te moshuar te komunitetit tim. Per rrugen ku do te vijoje te ecim bashkerisht ku jam e vendosur ku me shume se me fjalen te flas me punen e palodhur punen e ndershme punen qe mbjell pasioni per ti dhene shprese endrres se femijeve tane. Kjo eshte sfida ime.
Agron Seseri PD Arsyeja kryesore eshte ndryshimi i deshiruar me qellim permiresimin e nivelit te jeteses dhe administrimit te territorit. Prej kohesh hapesirat e gjelbra zonat e lira mes pallateve punesimi dhe ne teresi eficenca e pushtetit vendor ne njesine tone nuk eshte ne nivelin e duhur. Kjo pergjegjesi nuk eshte vetem e Bashkise por se pari bie mbi Njesine. Nen drejtimin tim problemet dhe shqetesimet e Njesise do te marrin vemendjen e deshiruar dhe se bashku do ti kthejme hapesirat ku jetojme jo vetem ne hapesira te bukura vizualisht por edhe te shendetshme. Objektiv kryesor i imi eshte dedikimi total per qytetarin dhe pikesynimi im i vetem do te jete rritja e nivelit te punesimit nepermjet strategjive efikase. Koncepti im per ndihmen sociale nuk lidhet vetem ne dhenien e asistences ekonomike por edhe me rritjen e perpjekjeve per te ulur numrin e familjeve ne nevoje.
Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Lindita Nikolla PS Kundershtari im si cdo banor tjeter i komunitetit tone ka dhe do te kete respektin e kryetares se Njesise Bashkiake. Sikurse ashtu si cdo banor ai ka ndjere padyshim punen e madhe dhe te pamohueshme qe eshte bere ne keto kater vite. Kete fakt me shume se sa nje pike te dobet te kundershtarit ne kete gare preferoj ta lexoj si nje moment pergjegjesie me te madhe per te vazhduar me me shume pasion e energji ne te njejten rruge. Ne rrugen e kultures se punes ne rrugen e kultures se sherbimit per te gjithe dhe respektit per kedo.
Agron Seseri PD Rivalja ime ne kete gare eshte kryetarja aktuale e njesise. Si e tille detyra e saj primare duhej te ishte sherbimi ndaj qytetareve qe e kane votuar dhe jo politikeberja aktive. Mendoj se pikerisht shkujdesja ndaj qytetarit dhe problemeve te komunitetit tone eshte pika e dobet e rivales sime ne kete gare. Kjo eshte njesia me nivel sherbimesh me te dobet ne te gjithe Tiranen. Ketu ka nje non sens duke pasur parasysh qe kryetarja e kesaj njesie eshte personi me i afert politik i kreut te Bashkise dhe si e tille po te kishte pasur dashurine e duhur ndaj komunitetit te saj do te kish mundur te ofronte sherbime me rezultative se ato aktuale.
Cili eshte programi juaj per te drejtuar njesine ne kater vitet e ardhshme
Lindita Nikolla PS Plani im eshte bazuar ne sistemimin dhe rikonstruksionin e plote te banimit ne te gjithe zonen formale sipas modelit qe ofron modeli i realizuar ne bllokun 59. Perfundimin dhe sistemimin e shtratit te Lanes si dhe ndertimin e Ures se Shkozes. Ky program do te mundesoje qe cdo qytetar te kete 7 meter katror gjelberim. Poli i ri i Tiranes policentrike ne Shkoze do te ofroje nje jete ndryshe per 400 familjet e para te pastreha te Tiranes por dhe nje frymemarrje te re per komunitetin tone. Sherbimet ne qendren sociale shkolla e re e ndertuar biblioteka e ndertuar do te fillojne aktivitetin e plote. Nderkohe qe projekti i kesaj qendre do te vijoje me ndertimin banesave te tjera sociale qendres shendetesore si dhe kopshtit dhe cerdhes se re. Kjo qender do te mundesoje gjithashtu ne katet e para te banesave aktivitetin e laboratoreve te biznesit per te rinjte e talentuar si dhe mundesi punesimi ne to per familjet ne nevoje.
Agron Seseri PD Platforma ime mbeshtetet teresisht ne nje qeverisje per qytetaret. Hallet shqetesimet problemet por edhe deshirat e tyre jane ne qender te programit tim elektoral. Shume shpejt te gjithe banoret e Njesise Bashkiake Nr.1 do te vene re ndryshime thelbesore duke filluar qe nga administrimi i hapesirave urbane shtimi i atyre te gjelbra dhe per femijet si edhe disiplinimi i parkingjeve. Ndricimi i rrugicave pastrimi i vendstrehimeve te pallateve dhe kanalizimeve do te jene pikat kryesore ku do te ushtrohet vemendja dhe presioni im. Pervec elementeve te administrimit te territorit komuniteti do te gjej nje dere te hapur ku do te degjohen me vemendjen maksimale te gjitha problemet apo rekomandimet e tyre perfshi problemet e punesimit duke pasur perparesi familjet ne nevoje dhe grate.
Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Lindita Nikolla PS Preferoj te mos e copezoj projektin ne momente te rendesishme apo me pak te rendesishme por si nje pjese te projektit te madh e serioz te Tiranes Europiane ku puna plot perkushtim eshte e dhena baze.
Agron Seseri PD Permiresimi i infrastruktures ne Njesine Nr.1 duke nderhyre ne menyre urgjente ne shtrimin e rrugeve dhe rrugicave ndricimin e tyre mbulimin e pusetave ne te gjithe akset e minibashkise sistemimin e kanalizimeve dhe zgjerimin e trotuareve. Per ta konkretizuar kete fakt mund te permendim Rr. Gavril Dara Nazmi Frakulli Dhimiter Kamarda apo problemin shume akut te parkimit tek rruga Idriz Dollaku. Gjithashtu nderhyrje e menjehershme eshte e domosdoshme tek Uzina e Vjeter tek Instrumentali si dhe ne zonen e Shkozes per vete simboliken qe perben per lagjen tone kjo zone. Per te gjithe keto element te infrastruktures do te punohet qe ne diten e pare per ti dhene zgjidhje ne nje kohe sa me te shkurter.
Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Lindita Nikolla PS Taksat per nje familje ne kryeqytet sot jane 550 leke ne muaj. Vetem 550 leke ne muaj per te bere gjithe punet e pershkruara ne kryeqytetin tone te madh dhe te dashur. Familja kryeqytetase paguan vetem tre taksa per bashkine taksa e nderteses taksa e perkohshme e gjelber qe ka pushuar se vjedhuri qe nga data 1 janar 2011 si dhe tarifa e pastrimit duke zene vetem 2 e te ardhurave mujore.
Agron Seseri PD Do doja te sqaroja qe taksat vendore jane pergjithesisht kompetence e Bashkise Qendrore por megjithate theksoj se une mbeshtes plotesisht strategjine e kandidatit Lulzim Basha. Tirana eshte qyteti me numrin dhe nivelin me te larte te taksave dhe tarifave vendore. Numerohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore dhe niveli i tyre eshte rritur me disa here gjate dekades se fundit. Do te hiqen rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do te ulen 2 deri ne 5 here taksat dhe tarifat qe mbesin. Ndaj jam i sigurt se permes kesaj strategjie do te rritet niveli i punesimit apo do te lehtesohen biznese te cilat aktualisht jane ne prag te falimentimit.
Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Lindita Nikolla PS Ne do te realizojme shtimin e sherbimit te pastrimit duke mbuluar 100 te territorit te Njesise Bashkiake Nr.1. Rruget e komunitetit do te fshihen dhe lahen perdite por do te funksionoje dhe sherbimi i mirembajtjes dhe pastrimit ne rruge dhe blloqe pallatesh. Ne te gjitha rruget qe do te bejme nderhyrjet ne zonen informale kemi percaktuar dhe vendet e reja te pikave te grumbullimit te mbetjeve urbane. Do te pilotojme per trajtimin e diferencuar te mbetjeve urbane sipas sistemit me tre kosha. E padyshim do te vijojme me edukimin publik dhe perfshirjen ne iniciativa mjedisore te komunitetit.
Agron Seseri PD Mbeturinat jane nje ceshtje problematike te ciles i duhet dhene zgjidhje e menjehershme. Sigurisht pergjegjesia kryesore eshte e Bashkise por edhe Njesia Bashkiake ka pergjegjesi per mosngritjen e zerit per mungesen e ketij sherbimi ne cilesine e duhur. Njesia i ka pasur te gjithe instrumentet e duhur per te ushtruar presion ndaj firmes e cila ka ofruar kete sherbim deri me sot. Ka pasur mundesine te kerkoje shtimin e kazaneve te cilet me perjashtim te arterieve kryesore kane munguar absolutisht duke bere keshtu te detyrueshme per qytetaret qe te udhetojne me kilometra te tera me qeset e plehrave ne duar apo ti hedhin ato vend e pavend. Nga data 9 maj kjo gje do te ndryshoje dhe detyra e pare e stafit tim do te jete percaktimi i hapesirave ku do te vendosen kazanet e rinj ne proporcion me grupimet e banesave.