Moisiu Politika te jete e permbajtur

TIRAN - Vetem pak dite perpara zhvillimit te zgjedhjeve vendore ish-Presidenti Alfred Moisiu u beri apel politikes shqiptare qe te mos provokojne incidente dhe te angazhohen per te realizuar zgjedhje sipas standardeve.
Gjate fjales se mbajtur ne punimet e Forumit Civil 2010 ish- kreu i shtetit nenvizoi per fat te keq shikojme qe ne realitet vazhdohet te perdoret gjuha e ashper ndersa ne takime elektorale dhe ne qendrat e votimit ka pasur dhe vazhdon te kete incidente midis militanteve.
Ai solli ne vemendje dhe raportin e fundit te vezhguesve te OSBE-ODIHR ku theksohet se pavaresisht thirrjeve te zyrtareve te larte per qetesi mjedisi i tensionuar politik i muajve te fundit eshte pasqyruar ne disa incidente te dhunshme te lidhura me fushaten.
Nisur nga keto konstatime si dhe nga veprimet shqetesuese te ndodhura Forumi Civil 2010 vendosi ti drejtohej edhe njehere drejtueseve te dy koalicioneve kryesore militanteve te tyre perkraheseve qe te jene me te permbajtur te mos provokojne incidente te metejshme te jene te qete diten e votimit te mos provokohen shkelje ne qendrat e votimit gjate administrimit te votave te qytetareve shqiptare- apeloi Moisiu.
Gjithashtu ish-Presidenti iu drejtua te gjithe qytetareve qe te kryejne detyren e tyre si nenshtetas duke bere veprime te matura qe i hapin rruge perspektives se vendit. Sipas tij ka shume rendesi ta tregojme veten se dime te zhvillojme votime demokratike sipas standardeve europiane te tregojme se kemi kuptimin e duhur per te siguruar nje poces zgjedhor demokratik te mire.
Ish- zyrtari i larte i shtetit kujtoi se pervoja e deritanishme ne proceset zgjedhore ka treguar se detyra e komisionereve eshte shume e rendesishme per te siguruar nje votim te ndershem me standarde qe deri tani per ne ka qene i paarritshem plotesisht. Per te ndershmeria ne votime varet shume nga qellimi qe i vene vetes forcat politike se cfare preferojne ato me shume pushtetin apo demokracine.
Ne shprehim bindjen se ne keto votime drejtuesit politike ne menyre te vecante ata te dy forcave kryesore politike do ta ndjejne me shume pergjegjesine per keto votime qe ne fakt po konsiderohen dhe jane provimi me serioz per sa i perket arritjes se standardeve te kerkuara per te Integruar Shqiperine ne BE qe eshte endrra e cdo shqiptari por qe e kam te veshtire ta them ne se e kuptojme dhe e mendojne keshtu gjithe politikanet tane- nenvizoi Alfred Moisiu.
Ne fund te fjales ish- Presidenti ftoi qytetaret shqiptare qe te dalin ne votime masivisht dhe te tregojne se e vleresojne rendesine e te drejtes kushtetuese qe kane per te kontribuar direkt ne te ardhmen. Vecanerisht ai ftoi rinine qe te mos tregohet indiferente ndaj te ardhmes sepse ajo pergatitet cdo dite me cdo veprim duke ndjekur fjalen e vjeter popullore qe Gure - gure behet Kalaja.