Kukës, komisioneri i PS-së: Më dhunuan në oborrin e shtëpisë
KUKES - Një tjetër incident elektoral ka ndodhur sot në qarkun e Kukësit. Një komisioner i PS-së është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar, të cilët e kanë goditur disa herë me qytën e pistoletës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në fshatin Nangë të Kukësit.
Petrit Hereni ka deklaruar për “News 24” se disa persona i kishin hequr flamujt dhe posterat që kishte vendosur në dyqanin e tij. Ai rrëfen se ka hyrë në shtëpi për të marrë armën e gjahut, duke dalë jashtë oborrit të banesës, ku sipas tij ndodheshin dy automjete, njëri prej të cilëve me targa të huaja.
Sipas komisionerit socialist, ai është dhunuar nga 4 persona që dolën nga njëri prej mjeteve, të cilët sipas tij, e kishin kërcënuar se do ta vrisnin dhe e kishin dhunuar. Petrit Hereni gjithashtu thekson se nuk ka bërë denoncim në polici, ndërsa ka akuzuar ministrin Noka për përfshirje në këtë ngjarje. Sipas tij, të gjithë autorët ishin banorë të fshatit Nangë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(er.nu/news24/BalkanWeb)