E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjashtë të plagosur në aksident, furgoni përplaset me makinën në Bulqizë

aksident-ne-krujeBulqizë- Një aksident automobilistik gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në Bulqizë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në urën e qytetit, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një furoistradë.

Nga përplasja gjashtë persona kanë marrë plagë në trup dhe mësohet se janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Bulqizës. Mjekët thonë se tre prej të plagosurve në aksident janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Mësohet nga të dhënat paraprake se aksidenti dyshohet të kenë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të njërit prej automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›