E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv në Dukagjin, dëmtohet ura që lidh Thethin me Qafë Tërthorën

POLICIA3-257x200Dukagjin- Dukagjini është tronditur mëngjesin e së shtunës nga dy shpërthime të fuqishme njëri pas tjetrit. Sipas policisë shpërthimi i parë ka ndodhur në komunën Shalë, në kanalin që furnizon HEC-in e Ndërlisës.

Po sipas uniformave blu të zonës pak minuta më vonë një sasi eksplozivi ka dëmtuar urën që lidh aksin Theth-Qafë Tërthorë.

Paraprakisht mësohet se si pasojë e shpërthimit në Hidrocentralin e fshatit Nderlysaj, është dëmtuar rreth 1 metër ura mbajtëse e kanalit të ujit dhe aktualisht është jashtë funksioni ky Hidrocentral duke lënë pa energji Komunën Shalë, Shosh dhe Pult. Ndërsa nga shpërthimi në urën e fshatit Theth, është dëmtuar një pjesë e kësaj ure, duke penguar përkohësisht qarkullimin. Dëmtime në njerëz nuk ka,- tha policia.

Kjo e fundit bën me dije se kalimi për në komunën e Shalës po bëhet përmes rrugës dytësore dhe se po punohet për të riparuar dëmtimet.

Dëmtimet në zonë kanë ndodhur në kohën e shpërndarjes së materialeve zgjedhore: Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, nga ana jonë, është marrë kontakt me organet përkatëse për riparimin e dëmeve të evidentuara, nga të cilat është premtuar riparimi i tyre në një hark kohor prej 6 orësh,- tha policia.

Ndërkohë nuk dihen ende autorët e ngjarjes, por policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›