E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, listat zgjedhore pastrohen nga emrat e dubluar, pjesë e tyre dhe 100 vjecarët

KUKËS- Më shumë se 150 dublime janë hequr nga listat e zgjedhësve , në bashkinë e Kukësit, ndërkohë që qindra të tjera janë hequr nga dy njësitë e tjera vendore të këtij qarku, përkatësisht të Hasit dhe Tropojë. Pjesë e këtyre dublimeve ishin 100 vjecarët të cilët nuk jetojnë më por që nuk ishin fshirë nga regjistri i gjendjes civile. Në këtë njësi vendore numërohen më shumë se 18 qendra votimi ndërkohë që numri i votuesve ka arritur në rreth 17 mijë.

Në të gjithë qarkun e Kukësit, janë 197 qendra votimi, të cilat kanë afishuar listat e zgjedhësve për zgjedhjet e 23 qershorit. Prej këtyre listave, në të gjithë qarkun janë hequr më shumë se 600 dublime. Qarku i Kukësit numëron 27 njësi vendore, ku tre janë bashki dhe 24 janë komuna në të cilat do të marrin pjesë dhe kanë të drejtë vote, për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, afro 77 mijë votues.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›