E Diel, 1 Nëntor 2026

Teknologjia në zgjedhje, dështon prova për Fierin, në qershor testi Tiranës

numerimi-elektronikTiranë- Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar dështimin e projektit të përdorimit të teknologjisë në zgjedhjet e 23 qershorit, e cila u propogandua si një risi e këtyre zgjedhjeve.

Duke iu referuar raportit të miratuar nga KQZ-ja mbrëmjen e së premtes rezultoi se numërimi elektronik në Qarkun e Fierit është pothuajse i pamundur, teksa KQZ-ja ka dalë me këto përfundime: 1. Sistemi nuk dallonte në pjesën e kuadratit të bardhë në të djathtë të partisë ku vendosej shenjimi nëse ishte shenjë apo shkrim. Në këtë mënyrë votuesi mund të vendos cdo shenjim në kuadratin e bardhë dhe sistemi e konsideron të vlefshëm.

2. Prova nuk filloi me gjenerimin e raportit zero i cili duhet të garantojë që paraprakisht në sistem nuk ka informacion të mbetur (detyrim i përcaktuar në aneksin II, pika 1.9 të kontratës).

3. Skanimi i dy fletëve përnjëherë dhe që skaneri nuk ndalonte automatikisht. Ishte një proces i cili nuk garanton saktësi 100%.

4. Proçesimi i fleteve filloi ne oren 10:18 dhe mbaroi ne oren 17:58 (Raporti Indra) nisur nga praktika e deritanishme, per nje volum të tillë të numërimit të fletëve të votimit ngritja e 5 grupeve të numerimit do të kishte nxjerrë rezultat më të shpejtë.

Mes tyre më problematikët rezultoi fakti se skaneri merr dy flete votimi njëherësh dhe kërkon kohë të gjatë përpunimi, për 6 mijë fletë u deshën plot 8 orë. Kurse Fieri numëron 300 mijë votues.

Mësohet se vërejtjet i janë nisur zyrtarisht kompanisë INDRA për një tjetër provë që pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji.

Sakaq ka rezultuar e pasukseshme edhe prova e fshehtë e identifikimit të zgjedhësve në Tiranë. KQZ-ja në një njoftim zyrtar që shpërndau elektronikisht për mediat tha se testi zyrtar për Tiranën do të zhvillohet javën e parë të qershorit.

Si pasojë e mosgarantimit të sigurisë së votës, dy projektet elektronike nuk po mbështetën as nga PD-ja e PS-ja. Projekti i Tiranës kushton 1.4  milion euro, kurse ai i Tiranës 2.9 milion euro, faturë që do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

KQZ: Testi i Tiranës, në fillim të qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar sot përmes një deklarate për mediat mbi raportimet lidhur me testin e Sistemit Elektronik të Verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) duke thënë se procedurat nuk do të lënë vend për abuzime në Qarkun e Tiranës.

Lidhur me aludimet në shtypin e shkruar se një person mund të votojë në më shumë se dy Qendra Votimi njëkohësisht, KQZ bën me dije se bazuar në nenin 44, pika dh, kriteret për përfshirjen e një personi në listën e zgjedhësve. të regjistrohet zgjedhës në listën e vetëm një zone qendre votimi, çka do të thotë që Komisioni i Qendrës së Votimit bën verfikimin e emrit në listën e zgjedhësve dhe vetëm pas konfirmimit sipas procedurës  së përcaktuar në nenin 105 të Kodit Zgjedhor Për paraqitjen e zgjedhësit në Qendrën e Votimit, lejohet kryerja e votimit,-thotë KQZ-ja.

Teksa bën me dije se testi zyrtar dhe publik i Sistemit Elektronik të Verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV), është parashikuar të realizohet në javën e parë të muajit qershor, KQZ-ja sqaron se Referuar Shtojcës III, seksionit 4, pika 2 të Kodit Zgjedhor, përcaktohet se pas hedhjes së të dhënave nga pajisjet e leximit të qendrave të Votimit në KQZ, njësia qendrore prodhon një raport nëse rezulton një e dhënë nga i njëjti dokument që është regjistruar më shumë se një herë si dhe gjeneron raporte specifike në lidhje me to. Ky proces do të kryhet në një kohë të shkurtër.

Theksojme se Kodi përcakton se qëllimi i përdorimit të SEV është verifikimi dhe regjistrimi i pjesmarrjes së zgjedhësve në ditën e votimit (Shtojca III, seksioni 1 , pika 1).

Sakaq bën me dije se dje në ambientet e KQZ-së zhvilloi testin (jozyrtar) për projektin pilot që do të implementohet në qarkun e Tiranës për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 23 Qershor 2013.

Sipas njoftimit të pranishëm në zhvillimin e këtij testi ishin përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të subjekteve politike në vend. Qëllimi i tij ishte vërtetimi i funksionimit të SEV-së përmes një simulimi të një procesi real në një shkallë më të zvogëluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›