Kuvendi miraton dekretin e Presidentit. Zgjidhet edhe kreu i ri i ERE
TIRANË- Kuvendi miratoi të enjten me 72 vota, përmes një votimi nominal, dekretin e emërimit të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, per Fatmir Hoxhen në postin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë seancës së sotme Kuvendi miratoi dhe kandidaturën për kryetar të ri të Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani.
Më votim të hapur kandidatura e Fatmir Hoxhës për anëtar i Gjykatës Kushtetuese mori 72 vota pro duke u emëruar kështu anëtar i kësaj Gjykate.
Më pas kryetarja e Kuvendit vijoi votimin e radhes, këtë herë për të zgjedhur kreun e ri të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), votim që u bë i fshehtë.
Emri i Sokol Ramadanit mori 72 vota pro duke u zgjedhur kështu kryetari i ri i ERE. Sokol Ramadani i cili më parë ka mbajtur postin e kreut të OST-së do të zëvendësojë Bujar Nepravishtën.
Kuvendi votoi sot edhe pr/ligjet e parashikuara në rendin e ditës, ai për disa ndryshime në ligjin "Për arsimin profesional", si dhe pr/ligji "Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë".
Votat për keto pr/ligje u siguruan vetëm nga mazhoranca, pasi opozita ka bojkotuar punimet në Kuvend. Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste munguan sërish në seancën e sotme, duke vijuar kështu qëndrimin bojkotues ndaj parlamentit që nga data 2 qershor, kur Kuvendi rinisi seancat plenare, të ndërprera për shkak të zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Bojkoti i opozitës lidhet me qëndrimin e saj kontestues ndaj vendimeve të KQZ-së për bashkinë e Tiranës.
(d.b/BalkanWeb)