E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, Rama në Vlorë: Me ritmin e Saliut dhe Kollozit duhen 165 vjet

VLORE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme “Këndin e Fjalës” në qytetin e Vlorës, ku iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të banorëve të kësaj zone, ku ai kryeson listën e kandidatëve të PS-së për deputetë. Kryesocialisti Rama i siguroi banorët e Vlorës për legalizimin e banesave të tyre, zhvillimin e turizmit dhe atë që ai e konsideron si rikthim të vëmendjes së qeverisë nga Vlora.

Meqë flasim për pjesën turistike të Vlorës, ne këtu nuk kemi një port. Vendet tona gjitone dhe ishujt që kanë 1000 banorë kanë porte me të mira se ne. Kërkojmë për zhvillim e turizmit, doja të dija në planet tuaja të qeverisë së ardhshme ekziston për portin?
Shqipëria është i vetmi vend i Mesdheut që nuk e ka fare detin pjesë të ekonomisë. I vetmi vend ku lëvizja gjigande e anijeve në Mesdhe ndërpritet. Shikoni fotografitë e viteve 20 të Vlorës, qyteti është mikroskopik dhe deti plot me varka. Shikoni sot deti pasqyrë nuk lëviz asgjë, vetëm Saliu kur mëson not. Unë thotë rri më shumë në ujë nga të gjithë, se çfarë është kjo. Kush rri më shumë në ujë nuk e kisha dëgjuar dhe e kam rekord. Ta mbajë rekordin se vetëm ai e luan atë sport. Është i vetmi sport në botë që e bën vetëm një person. Për të tjerat detin e kyçi, as varka asgjë, vetëm ai që mësonte not. Në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë nuk ka një port turistik. Të shikosh gjendjen e peshkimit është gjendja më e mjeruar në të gjithë Mesdheun. Anijet e peshkimit janë ato të vjetrat fare. Shkojnë furnizohen me naftë në Itali se është më lirë nafta për peshkatarët se në Shqipëri. Saliu u çorodit nga ngjala dhe filloi të merrej me detin. Ne do ndërtojmë rrugën për gjithë lëvizjen e anijeve turistike dhe tregtare. Do të shohim me përparësi Jonin, për shkak se është shumë ndjellës dhe ka shumë potenciale. Por edhe përsa i përket porteve tregtare duhet bërë një politikë tjetër e re. Përsa i përket plehrave, Shqipëria nuk përpunon plehra, përveçse në Tiranë ku u bë një landfilld nga ne. Saliu hap derën për të importuar plehra. Importi është një këmbanë e tmerrshme alarmi për popullin. Pse i sjellin vendet e zhvilluara plehrat këtu? Pse nuk i mbajnë vetë? Po të shikosh vendet që importojnë plehra janë vende që nuk ka kontroll, nuk ka filtra për të kontrolluar. 
Çfarë do bëhet me legalizimet? Sepse ka katër vjet që Saliu na gënjen.
Nuk ka katër, po ka dy katra, notën katër në mandatin e parë katër tek i dyti. Është sevap i madh që i bëni ju që s’ja quani atë të parën. Se është dhe ’97. Nuk kuptoj se si ka vlonjatë dhe banorë të gjithë këtyre territoreve që të votojnë për Saliun që e ka izoluar Vlorën. Shikojeni rrugën kur vjen për Vlorë, një turp i madh. Izolim i plotë i Vlorës. Thotë që ka investuar 400 e ca milionë, ku janë? Ku i ka? Paratë i keni harxhuar ju, po ku janë punët. Të jesh me PD në Vlorë në këto kushte është e pakuptueshme. Kollozi u bë baracaletë në Tiranë, se ka qeshur gjithë Tirana me atë. U bë drejtori i ALUIZNIT dhe mori një autobus me militantë atje. Erdhën me autobus e u bënë me fuoristrada, por asnjë legalizim s’bënë. Për ne çështja e legalizimeve është çështje e zhvillimit ekonomik. Si ka mundësi që një familje e cila ka ndërtuar një shtëpi me dy kate sot s’ka bukë? Gjithçka ka pasur e ka hedhur aty dhe kjo shtëpi me dy kate është kapital. Ai kapital është aty dhe është gjëja më absurde që ajo familje nuk ka bukë se atë kapital nuk e vë do në lëvizje se s’ka letra. Ka vetëm një mënyrë që këto kapitale t’i bëjmë pjesë të pasurisë kombëtare, ti kthejmë në pasuri të patundshme të atyre që i kanë ndërtuar. Ne do ta përfundojmë procesin e legalizimeve. Ka 20 vjet që thotë Saliu ta gëzosh shtëpinë se gëzon dot. Me ritmin e Saliut dhe Kollozit duhen 165 vjet. 
Vij nga radhët e PD-së. Kam 20 vjet që votoj për PD-në. Do të bëja një pyetje, a keni ju një program konkret për Vlorën? Ne duam që Vlora të jetë një qytet model. Unë jam një mësues pa punë dhe jam dhe shkrimtar.
Nuk është e vërtetë që demokratët e zakonshëm trajtohen sipas aftësisë. Nuk ka PD prandaj. PD është kthyer në partia e familjes, e oborrtarëve dhe shërbëtorëve. Unë kam parë me sytë e mi një grua 25 vjet mësuese historie dhe e kishin hequr dhe kishin vënë njërin që i binte fizarmonikës nëpër dasma dhe thoshte rroftë PD. Prandaj vota e 23 qershorit është një votë që secili duhet ta shikojë si një investim të vetit. Nuk është beteja e 23 qershorit si lufta e gjelave. Fiton ky apo ai gjel dhe hajde punë e madhe. Është një vendim për gjëra konkrete. Zotëria është mësues, është pa punë. Teserën e PD mbaje se PD do rilindi. Duhet nisur nga vetja. Votoni për programin që të jep mundësi. Nuk do gjykojë partia, do gjykojnë ekspertët e qeverisë dhe prindërit. Kjo është një mundësi që ne ta ndryshojmë tërësisht shkollën. Që mësuesit të mos keqtrajtohen, të mos merren zvarrë si robër në mitingje. Kjo është arsyeja pse vota duhet parë si investim. Vota është për ta marrë në punë qeverinë. Do marrësh në unë dikë që të ka shkaktuar gjithë këto probleme apo dike që ka një program për ti zgjidhur këto probleme dhe prova e katër viteve do ta tregojë. Unë jam i bindur që në katër vitet e ardhshme ne do bëjmë për Vlorën atë që nuk është bërë për 20 vjet. Vlora nuk është një nga qytetet e Shqipërisë, por një kryeqytet i historisë së shtetit shqiptar. Do ta bëjmë Vlorën vendin ku realisht të jetë kënaqësi e madhe që të vish dhe krenari që të jetosh jo vetëm për historinë por edhe për të tashmen.
Ujin e paguajmë, por na vjen njëherë në javë uji, kjo është e padrejtë.
Çështjen e furnizimit me ujë unë e kam prekur vetëm kur jam pyetur. Me vjen turp se kjo është një çështje që sa herë bëhet fushatë ne do t’ju sjellim ujë po votoni për ne. Unë këtë çështjen e ujit nuk e diskutoj, se betejën për ujin do ta fitojmë brenda katër viteve. Kjo qeveri, si të gjitha qeveritë e tjera, se keq më vjen se edhe qeveritë më përpara për PS bënë ndonjë gjë për Vlorën. Por Saliu i vuri shqelmin më të fortë. Beteja për ujin është betejë qytetërimi. Kush s’ka ujë për të pirë, për tu larë, nuk jeton në këtë botë, por matanë luftës, në ato historitë mesjetare.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kaninë, Rama: Si deputet do e kthej Vlorën në portin turistik të Mesdheut Rama: Mandatin e parë, përfundon reforma e tokës. Vota për Malajn, i shkon Saliut

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›