Berisha: Çështja e pronës në dorë të Koços, si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë
DELVINE - Partia Demokratike u ndal sot në Delvinë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha ironizoi angazhimin e socialistëve për zgjidhjen e çështjes së pronës, duke akuzuar kandidatin e Koço Kokëdhima për zaptimin e tokave në Himarë.
“T’i japësh Koços në dorë pronat është njëlloj si të varësh mëlçitë e qengjit në qafën e ujkut. Shoku i autobusit mavi tregoju qytetarëve cili qeveritar ka një pronë në bregdet, cili? Thuaja qytetarëve dhe mos mashtro. Cili zyrtar i lartë ka një pronë në bregdet që fle lart e poshtë nëpër mitingje. Shoku i autobusit mavi, gënjeshtra është dobësia më e madhe e burrit. Mungesa e plotë e karakterit për burrin. I nderuar shoku mavi, ka një njeri që rri në krahun tënd dhe që ka zaptuar Himarën me gradacela, që i ka zënë detin dhe ky është Koço Kokëdhima”- deklaroi kryeministri.
(vijon)
Lidhje te tjera Berisha: PD forcë politike e taksave të ulëta, brenda vitit finalizohet procesi i tapive Tepelenë, Berisha: Rama fantazi qesharake, për hapjen e vendeve të reja të punës