E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata politike, Rama mbledh aleatët

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë sot aleatët për t'i informuar për situatën politike në vend dhe tyezën e mbajtur në Strasburg për zgjidhjen e krizës politike. Tryeza e kreut të PS-së Rama me aleatët do të zhvillohet në orën 17 :30 ku priten të marrin pjesë edhe kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i LLD-së Spartak Ngjela, kreu i PDK-së Nard Ndoka dhe kreu i PSD-së Skënder Gjinushi si dhe kreu i G99-ës Erion Veliaj.
Ndërkohë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se tryeza e negociatave e nisur në Strasburg, do të vijojë gjatë kësaj jave në Tiranë, por duhet zgjidhja brenda 2 javësh, ose pasojat do jenë të rënda. Rama tha se opozita është e gatshme për zgjidhje, por nënvizoi se nuk mund të ketë zgjidhje me kuti të mbyllura apo me fletë votimi të djegura.
"Ultimatumi për zgjidhjen brenda 2 javësh duhet respketuar sepse thellimi i kësaj krize do kishte pasoja të rënda në axhendën evropiane dhe zhvillimin e vendit. Ndaj duhet një zgjidhje brenda 2 javëve, edhe që sot, pa hequr dorë nga transparenca", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›