E Shtunë, 31 Tetor 2026

U dënua 15 vite më parë, ekstradohet nga Londra

Ky shtetas është ekstraduar nga Londra, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar 15 vite më parë (08.02.1995) me 17 vite burg për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Shtetasi Hamit Musa me datë 05.07.1993 ka vrarë me thikë shtetasin Flatun Kapaj. Ngjarja ka ndodhur pas një grindje fillimisht të vëllait të shtetasit Hamit Musa me tre shtetas, e më pas në këtë grindje është përfshirë dhe i ekstraduari Hamit Musa, i cili ka goditur me thikë shtetasin Flatun Kapaj, duke i shkaktuar vdekjen atij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Londrën, më datën 06. 06.2009, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Musa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›