Kukës, miratohet plani urbanistik afatgjatë i qytetit
Plani urbanistik i qytetit është hartuar nga specialistë vendas dhe të CO –PLAN dhe parashikon zhvillimin e Kukësit deri në vitin 2025, duke marrë parasysh të gjitha avantazhet që krijon ky qytet si porta e parë e lidhjes së Shqipërisë me Kosovën, funksionimin e autostradës që lidh dy vendet, pikat turistike, funksionimin e aeroportit dhe identifikimin e hapësirave të reja urbane.
"Në këtë plan të ri urbanistik, Kukësi konsiderohet si qendër e rëndësishme ekonomike, thuajse i baraslarguar nga Tirana, Prishtina e Shkupi", tha kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj. Pas miratimit, këshilltarët bashkiakë kërkuan që plani të dërgohet sa më shpejt në KKRRTSH për t'i hapur rrugë sa më parë zbatimit në praktikë të tij.
Qyteti i Kukësit ka rreth 26 mijë banorë, nga rreth 19 mijë që kishte në fillim të viteve '90. Zgjerimi i tij për gjatë 20 viteve të ardhshme, sipas planit rregullues, përfshin shtrirjen përreth aeroportit dhe pranë brigjeve të liqenit të Fierzës.
Plani i ri urbanistik përfshin një sipërfaqe prej 1060 ha, nga rreth 850 ha që zë sot qyteti i Kukësit. Për rreth një muaj plani i ri urbanistik i qytetit qëndroi në një nga sallat kryesore të pallatit të kulturës "Hasan Prishtina" të qytetit, në mënyrë që banorët ta shihnin dhe të jepnin mendimin e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të tij.