E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy grabitje banesash gjate demonstrates

/ /

TIRANE - Dy apartamente dhe nje zyre ne katin e peste te dy kullave perballe Kryeministrise rane pre e hajduteve pasditen e djeshme. Disa prej familjareve te shtepive te grabitura pesuan plage te lehta gjate perleshjes me autoret. Persona ende te paidentifikuar por qe sipas policise kane qene pjese e turmes se protestuesve jane futur per te vjedhur ne banesat pergjate unazes se brendshme te Tiranes. Shtetas te tjere kane thyer dhe kane vjedhur nje zyre ne katin e peste te kullave binjake. Pas largimit nga bulevardi Deshmoret e Kombit grupe personash kane vazhduar te shkaterrojne vjedhin dhe vandalizojne objekte te ndryshme thuhet ne deklaraten zyrtare te Policise se Shtetit. Nderkohe qe nuk behet e ditur nese jane arrestuar ende keta persona. Sipas burimeve nga policia mesohet se autoret e grabitjeve kane shfrytezuar momentin kur forcat e policise kane qene te perqendruar per te ruajtur qetesine gjate protestes dhe kane kryer vjedhjet. Ndersa mesohet se dy persona te cileve grabitesit u kane hyre ne shtepi jane derguar per mjekim ne Spitalin Ushtarak pasi kane pesuar plage te ndryshme ne trup gjate perleshjes fizike me hajdutet. Burimet sqaruan se ka pasur vjedhje edhe ne zonat periferike te Tiranes ku autoret kane plackitur banesa dhe kalimtaret e rastit. Vec vjedhjeve jane shkaterruar lokale te ndryshme perreth bulevardit Deshmoret e Kombit madje edhe xhamat e disa bankave te nivelit te dyte. Burimet sqaruan se jane raportuar edhe dy vjedhje makinash te parkuara ne ane te unazes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›