E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimi i automjeteve Kompanite ruajne fitimet

TIRANE- Nuk ka zgjatur me shume se gjashte muaj efekti pozitiv i liberalizimit te polices se sigurimit te detyrueshem per automjetet qe e coi ate ne nje minimum deri ne 4.500 leke te reja ne vit. Ne te njejten dite dhe me te njejten rritje kompanite e pranishme ne treg rriten tarifat jo vetem ne nivelin e meparshem por ne menyre te pajustikueshme i bene me te larta se cishin. Kjo nuk eshte hera e pare qe ne tregun shqiptar operatoret merren vesh per interesat e tyre qe te mos cenohen fitimet e meparshme duke sfiduar kontrollin e institucioneve dhe madje integrimin evropian. Kjo eshte vene re nga te gjithe ne tregun e karburanteve ku te gjithe operatoret i rritin tarifat njesoj dhe ne te njejtin moment.
Ne tregun e sigurimeve nje gje e tille u verifikua edhe ne vitin 2006 kur operatoret vendosen qe polica e sigurimit te detyrueshem motorrik te shitej ne nje sportel te vetem te perbashket. Te ardhurat ndaheshin mes kompanive sipas pjeses se tregut qe zoteronin ne ate moment. Ne ate kohe cmimi i policave ishte i percaktuar me ligj dhe kompanite nuk mund te konkurronin. Megjithate Autoriteti i Konkurrences e vleresoi marreveshjen e siguruesve si te kundraligjshme dhe urdheroi nderprerjen e saj pasi paralizonte konkurrencen ne treg. U mendua se ligji i ri do te krijonte kushtet per nje mirefunksionim te ketij tregu pasi hiqte miratimin nga Financat per cmimin por shteti serish nje gje te tille e fuste nga dritarja duke qene se AMF-ja jepte mendim a ishte nje cmim i pershtatshem apo jo. Ne vend qe ti lihej tregut nje gje e tille duket se ingranazhet e nje shteti te korruptuar kane levizur ne nje drejtim qe synon ruajtjen e fitimeve te konsiderueshme nga kompanite e sigurimeve.
Sipas te dhenave nga AMF-ja gjate vitit te kaluar ne sigurimet e detyrueshme tete operatoret e pranishem ne treg kane marre nga klientet 2.2 miliarde leke te reja ne forme primesh ose mbi 16 milione euro. Per demet e shkaktuara ne kete sektor ato kane paguar 969 milione leke ose 7 milione euro. Pra fitimi i tyre ne nje fushe ku pagesat jane relativisht te larta duke qene se aksidente makinash ndodhin perdite eshte 2.3 here me i larte se ajo ckane paguar. Kuptohet qe ky eshte nje nder sektoret ku kompanite e sigurimeve fitojne pasi ato dalin me fitim edhe me te larte ne fushen e sigurimit te jetes zjarrit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›