E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguracioni i makinave Bode e kompanite pakt per te rritur tarifat

Te tjera rreth shkrimit Kompanite ruajne fitimet Dy pyetje qe duhet te dini pergjigjen TIRANE- Dy autoritetet kryesore te shtetit shqiptar qe duhet te pengojne krijimin e monopoleve e karteleve ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare kane dhene pelqimin e tyre per nje marreveshje te tipit kartel nga shoqerite e sigurimeve qe operojne ne vend per cmime me te rritura te policave te sigurimit te automjeteve. Kjo marreveshje eshte bere qe para nje jave sipas burimeve nga kompanite e sigurimit dhe drejtuesit e tyre ekzekutive kane vendosur te sfidojne ligjin per liberalizimin e sigurimit te detyrueshem motorrik duke caktuar jo vetem nje tarife me te larte por edhe duke e rritur te gjithe njeheresh tarifen ekzistuese.

Gjithshka ka filluar me protesta te disa kompanive te pranishme ne treg kunder faktit qe primi i nje police sigurimi per pergjegjesi financiare ndaj paleve te treta ka arritur nga operatoret ku kane tani aksione dy kompani te medha austriake ne nje vlere prej vetem 20 eurosh me nje ulje shume te ndjeshme krahasuar me me pare.

Vienna Insurance Group zoteron maxhorancen e aksioneve ne tri kompani shqiptare nderkohe qe Uniqa zoteron nje kompani tjeter. Hapi i ndermarre per uljen e cmimit do te ishte nje efekt teper pozitiv i investimit te huaj dhe krijim i nje fryme te shendoshe konkurrence ne tregun e sigurimit duke lehtesuar edhe bizneset dhe qytetaret shqiptare nga kosto qe po rriten si ne karburante taksa vjetore etj. Por drejtuesit e kompanive ne te kundert jane ankuar prane ministrit Bode i cili ka nderhyre per te shmangur kete ndryshim ne treg ne favor te nje levizjeje ne kah te kundert theksojne burime nga sigurimet.

Nga ana tjeter sikurse mesohet nga kontaktet telefonike me drejtues te larte te konpanive te sugurimit atyre iu eshte terhequr vemendja nga ana e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare pasi ulja e cmimeve qe filloi pas liberalizimit te shumepritur te tregut nuk garantonte pagesat e klienteve. Ky treg u liberalizua vitin qe shkoi permes nje ligji qe lejonte caktimin e cmimeve nga tregu sic ndodh ne BE. AMF dhe ministria e Financave pushonin se percaktuari cmimet e siguracionit te makinave. Menyra e vendosjes se tarifave eshte percaktuar ne rregulloren e hartuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare e cila ka hyre ne fuqi menjehere bashkangjitur ligjit Per sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit. Sipas saj Autoriteti miraton primin e rrezikut per produktet e sigurimit te detyrueshem motorik jo me pak se nje here ne vit mbi bazen e te cilit llogaritet provigjioni teknik i primit te pafituar.

Me nisjen e liberalizmit te tregut cmimet arriten ne nivele rekord te uleta si rrjedhoje e konkurrences madje tarifat u pergjysmuan duke arritur per nje siguracion vjetor veture deri ne 6.000 leke. Por aktualisht fale nderhyrjes se pushtetareve cmimet u kthyen jo me aty ku ishin por me se dy here me lart. Ky veprim ka vene ne levizje Autoritetin e Konkurrences vune ne dukje dje per Shqiptarja.com burime nga ky institucion.
shkrimi eshte botuar sot ne gazeten shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›