E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fjala e Kryetarit te PS Edi Rama ne Tryezen e Grupit te Punes per Sigurinerlm

PROGRAM KUNDER KRIMIT DHE SHKAQEVE TE KRIMIT

Siguria e njerezve eshte qellimi me i rendesishem i nje shteti. Ne shekullin e 17-te filozofi Tomas Hobs vuri re se forca shtytese e njerezve ne formimin e komuniteteve e te qeverive ishte nevoja per tu mbrojtur duke mbrojtur njeri-tjetrin. Pa kete mbrojtje shkruajti filozofi i famshem jeta eshte e vetmuar e varfer e frikshme e eger dhe e shkurter. Pa shkuar me thelle ne filozofine e diskutueshme e shume te diskutuar te Hobsit askush qe atehere 300 vjet me pare nuk e diskuton principin themelor se pa sigurine smund te kete asnje qetesi ne jeten e njerezve. Siguria eshte baza e funksionimit te cdo shoqerie njerezore. Siguria eshte po ashtu gur themeli ne zhvillimin e te gjitha aspekteve te tjera te jetes se qyteteruar ndash shendetesise edukimit punesimit kultures. Te tera keto aspekte lidhen me detyrimin moral te cdo qeverie moderne per te garantuar sigurine shoqerore e individuale dhe me ane tjeter ndihmojne ne menyre te pazevendesueshme ne parandalimin e krimit. Prandaj ne luften me krimin shkaqet e krimit jane po aq te rendesishme ne syrin e nje qeverie moderne sa ceshte edhe vete krimi.

Ne Shqiperi po ndodh sot dicka jashtezakonisht alarmante. Mjafton te hapesh cdo dite televizorin e gazetat per te pare e lexuar se krimi po kthehet me prepotence te frikshme ne nje makth shoqeror e individual per qytetaret e Shqiperise. Edhe shifrat qe do te paraqesim ketu per opinionin publik e shprehin pa asnje ekuivok ngjitjen e perditshme te nivelit te krimit. Vrasjet shperthimet me eksploziv grabitjet me arme ne dore vjedhjet e pasurise se qytetareve jane kthyer ne lajme qe faktikisht sperbejne me lajm. Trafiqet e kontrabanda gjithefareshe po marrin permasa te reja duke thyer cdo ekuiliber ne fushen e betejes me krimin. Krimi po e mbyt Shqiperine dita-dites. Pas shifrave e grafikeve ne rritje te te gjitha formave te kriminalitetit qendron nje shoqeri e kercenuar perdite ne sigurine e saj dhe e privuar dita-dites nga mundesia per punesim per edukim te vertete per sherbim shendetesor normal per nje jete kulturore reale.

Shifrat flasin ne menyre te permbledhur ate qe te gjithe e shohim cike pas cike dite per dite Shteti e ka humbur betejen me krimin sepse jo vetem policia ka rene moralisht e profesionalisht po edhe jeta shoqerore po degradon vijimesisht prej papunesise dhe degradimit te te gjitha sherbimeve publike. Ne nje vend me 1 milione te papune ku Policia e Shtetit trajtohet si zyre per te punesuar sherbetore te partive te qeverise kusherinj apo miq krahinore dhe ende me keq njerez me precedente penale per fushata elektorale nuk ka se si krimi te mos e vere poshte shtetin. Riorganizimi rrenjesor i Policise se Shtetit e i te gjitha forcave te tjera te sigurise se pasurise publike mbi bazen e nje reforme shumeplaneshe eshte sot nje emergjence kombetare. Kjo e ben detyrim prioritar tonin projektimin pa humbur kohe te kesaj reforme deri ne detaje si pjese e programit tone per nje Rilindje Shqiptare. Ne nje vend ku plaga e thelle e papunesise rinore kurohet me receten shkaterruese te shqyerjes se dyerve te universiteteve dhe hapjen pa asnje karar te fabrikave te diplomave fiktive qe quhen rendom universitete private nuk ka se si krimi te mos shtoje radhet e veta me te rinj te coroditur qe kane humbur pikat e referimit moral ligjor komunitar.

Ne kushtet e sotme sociale papunesia rinore ka vetem gjase qe te shtohet duke zgjeruar boshllekun moral edukativ e kulturor ku krimi gjen forcat e veta te fresketa per te shtuar fuqine e tij goditese. Kjo perspektive rreqethese na imponon domosdoshmerine e nje tjeter reforme te thelle asaj te edukimit. E cila eshte me shume se sa thjesht reforma e domosdoshme e arsimit. Reforma e edukimit lidhet edhe me kulturen lidhet edhe me sportin lidhet edhe me median publike e padyshim edhe me standardet e komunikimit publik. Edhe per kete programi yne per nje Rilindje Shqiptare duhet te detajoje pergjigjet per pikepyetjet e shumta te kesaj sfide komplekse. Ne nje vend ku sherbimi shendetesor e te gjitha sherbimet e tjera publike jane katandisur ne bataqe plot llum te mbushura me ferrat e korrupsionit ku qindramijera njerez nuk marrin dot sherbim shendetesor pa paguar fatura te kripura mbi e nen dore sepse jane te pambrojtur nga sigurimet per shkak se jane te papune dhe ku asnje lloj sherbimi tjeter nuk merret dot pa ndihmen e korrupsionit nuk ka se si krimi te mos geloje duke bukosur poret e organizmit shoqeror.

Reforma radikale e sherbimit shendetesor qe u propozohet zgjedhesve shqiptareve permes programit baze te miratuar ne kongresin tone te 5 nentorit duhet te zberthehet ne programin tone perfundimtar me te gjitha detajet qe do te shtjellojne vizionin e Partise Socialiste per ngritjen e Sherbimit Shendetesor Kombetar dhe financimin e tij per llogari te cdo shqiptari njesoj pa dallim. Me apo pa pune. E nga ana tjeter angazhimi yne per nje administrim publik europian duhet te marre trajtat e nje projekti konkret te prekshem e te detajuar per zgjedhesit ne programin per nje Rilindje Shqiptare. Lejomeni ta shpreh me bindje besimin tim se ekspertet e shumte e sot te papune te forcave te sigurise publike si edhe eksperienca shume e pasur nderkombetare ne kete fushe do te na ndihmojne te mesojme kuptojme e pervetesojme shumecka na duhet ne rrugen e programit tone.

Te jemi te qarte
Programi per nje Rilindje Shqiptare nuk duhet te jete thjesht nje dokument i vizionit dhe i angazhimeve tona te shkruara ne leter po me e rendesishmja nje instrument i fuqishem i ndryshimit radikal qe u premtojme shqiptareve ne drejtim te sigurise se jetes prones mjedisit biznesit.

Nuk harrova pa dyshim kalbezimin e sistemit te drejtesise dhe renien e gjykatave ne gjunjet e krimit e te korrupsionit por kjo le te mbetet si teme me vete e cila i perket ne kete faze tryezes se shtetit te se drejtes. Nderkohe qe sot e deri ne diten kur te na jepet mundesia per te qeverisur duhet ta themi me ze te larte Nese krimi eshte mireorganizuar rritur forcuar sofistikuar ne nivelet e veta te larta dhe perhapur me shpejtesi ne nivelin e rruges ne do te riorganizojme rrisim forcojme dhe sofistikojme ne nivelin e duhur te gjithe forcat e rendit e te sigurise publike per ta perballur e per ta zmbrapsur krimin.

Krimi sot po perparon ne menyre frontale dhe pergjigja jone do te jete frontale. Sepse ne jemi te bindur se venia e Policise se Shtetit ne kushtet e duhura per ta luftuar krimin eshte nje domosdoshmeri po nuk eshte gjithcka duhet per ta fituar kete lufte qe po behet dita-dites me e eger. Sjellja antisociale eshte ushqimi baze i kriminalitetit dhe zbutja e kesaj sjelljeje deri ne eliminimin e pasojave te saj shpartalluese nuk eshte mision ekskluziv i policise. Eumlshte nje mision shume me i gjere shoqeror qe qeveria e vendit duhet ta ndaje me prinderit me familjet me mesuesit e pedagoget me komunitetet e me median. Eumlshte nje mision qe fillon nga vete sjellja e qeverise e cila sot per fat te keq nuk e lufton po e motivon me vete shembullin e saj sjelljen antisociale te te rinjve e te te deshperuarve te shoqerise sone.

Qeveria duhet te jete ne balle te luftes me krimin. Sot ajo e ka pranuar epersine e krimit dhe eshte bere burim inkurajimi per krimin me sjelljen e vet te padenje publike dhe me vendimmarrjen e vet te erret me retoriken e shifrave te genjeshterta dhe me sulmet barbare ndaj prokurorise qe nuk kane reshtur gjashte vjet me radhe me bashkepunimin e hapur me kriminelet ne fushatat e saj elektorale dhe me gradimin e pinjolleve te krimit ne poste drejtuese te policise. Jo vetem kaq. Qeveria sot eshte bere konkurrente e krimit ne perceptimin publik duke goditur haptazi Kushtetuten e ligjin permes plumbave te nxjerre nga pushket e saj per te vrare protestues opozitare permes pengimit te dhunshem te hetimeve me fshirje gjurmesh e kercenime publike ndaj Prokurores se Pergjithshme permes vjedhjeve te hatashme me ze e me figure dhe permes korruptimit spektakolar te proceseve gjyqesore ku eshte gjendur ne banken e te akuzuarit nga prokuroria.

A nuk eshte sot ne te njejten kohe e gjithe sjellja e komunikimi mizerabel publik i qeverise sot edhe nje propagande e hapur dhe e gjate ne favor te krimit e te sjelljes antisociale ne mjedisin shoqeror

A nuk e inkurajon qeveria kesisoj krimin ne te gjitha nivelet duke u shnderruar ajo vete ne nje trupe qe me shume ngjan e interesuar per ti shpetuar ligjit se sa per te imponuar rendin ligjor ne Shqiperi

A nuk e ben vete sjellja antiligj dhe antishtet e qeverise krimin me te guximshem e me te suksesshem ne luften kunder ligjit e shtetit

Pa asnje dyshim po.

Ashtu sic nuk ka asnje dyshim se kur padrejtesia me qellim fitimi behet shtyse ne vendimet e veprimet e qeverise cdo i ri i terhequr prej krimit e ka nje shtyse te forte me shume per ta sfiduar drejtesine qe misheron Kushtetuta ligji dhe bonsensi shoqeror. Cdo kriminel dhe bande kriminale e ka po ashtu nje motivim me te madh per te shkuar perpara ne rrugen e padrejtesive qe shkaktojne vdekje plagosje shperthime grabitje plage te pangushellueshme ne familje njerezish te zakonshem e ne te gjithe bashkesine tone. Por edhe cdo polic i thjeshte e ka kesisoj nje justifikim per tu terhequr e per tu strukur ne qoshen e vet duke mos ngurruar te zgjase doren per bakshishet qe natyrshem i duken krejt normale krahasuar me perfitimet e medha te shefave lart e me pasurimin marramendes te te medhenjve edhe me lart.

Ne angazhohemi te qeverisim ndryshe. Kjo do te thote se ne radhe te pare do te sillemi ndryshe me Kushtetuten me institucionet me opoziten me qytetaret e me komunitetet. Do te sillemi ndryshe me ligjin e me drejtesine edhe nese korrupsioni do te preke kedoqofte nder perfaqesuesit tane. Do te sillemi ndryshe pa asnje dyshim edhe me krimin e me shkaqet e tij. Kjo eshte nje lufte qe sot po e fiton krimi ndersa neser do ta fitoje shteti.

Une e di si fitohet kjo lufte dhe jam i bindur se ka vetem nje rruge Te palekundur kunder krimit te palekundur kunder shkaqeve te krimit. Por shqiptareve nuk do tu themi vetem kaq. Do tu themi nje per nje se cfare do te bejme per ta fituar luften me krimin. Prandaj eshte ngritur edhe ky grup pune qe duhet te degjoje sa me shume njerez ne te gjithe Shqiperine per te pasur ne fund nje program te plote per rendin e sigurine publike. Nje program qe te jete prone e sa me shume njerezve. Ju uroj sukses ne kete sfide te veshtire por absolutisht te mundur te programit per nje Rilindje Shqiptare. Te cilen do ta fitojme se bashku sic do te fitojme edhe luften me krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›