Kukës, nis dezinfektimi i zonave të prekura nga ethet hemoragjike
Vlahna, Fajza dhe Zgjeç në rrethin e Hasit, si dhe Gjegjan dhe Bardhok në rrethin e Kukësit. Deri tani janë evidentuar 9 persona të prekur me ethe hemorragjike, por situata, sipas zotit Martini, është nën kontroll. Nga të prekurit, ka patur vetëm një rast vdekjeje, një grua e cila ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës. Ethet hemoragjike u shfaqën në muajin qershor, pas të nxehtit të madh. Sëmundja e etheve hemoragjike nga viti 85 është shfaqur çdo vit në qarkun e Kukësit. Të prekurit nga kjo sëmundje kryesisht janë të moshës 1250 vjeç. Ethet hemoragjike e kanë burimin e infeksionit te kafshët si miu e insektet, veçanërisht nga rriqra, që në këtë periudhë gjallon në të gjitha mjediset. Kjo sëmundje jep temperaturë, ethe dhe hemoragji të brendshme dhe, nëse nuk kurohet me shpejtësi, mund të shkaktojë vdekjen. Gjendja shëndetësore e pacientit me ethe hemorragjike që erdhi në Spitalin Infektiv së bashku me dy të tjerë është përmirësuar. Tashmë ai ka dalë nga reanimacionit ku iu nënshtrua një terapie intensive mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar vetëm tre pacientë nga Kukësi të mbërritur së fundmi. Por në harkun kohor prej tre javësh kur dhe u shfaq pacienti i parë me ethe hemorragjike, në këtë spital janë trajtuar 7 persona ndërkohë që 2 fëmijë janë trajtuar në spitalin e pediatrisë. Pacienti duhet të qëndrojë minimalisht 7 ditë në spital kur ai paraqitet jo me simptoma të rënda të etheve hemoragjike. Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili pacientët me simptoma të lehta të etheve hemorragjike nuk do të trajtohen në spitalin e Kukësit, por do të transportohen në Tiranë. Rishfaqja e etheve hemoragjike rreth një muaj më parë, ka shkaktuar panik tek banorët e Kukësit dhe të Hasit, veçanërisht tek të afërmit e të prekurve. Sipas mjekëve të spitalit rajonal të Kukësit, gjatë 2 javëve ka patur 9 raste, mes tyre dhe një fëmijë ndërkohë që një grua nga Hasi ka humbur jetë në spitalin e Prishtinës pasi sëmundja kishte avancuar së tepërmi.
Last Updated on E Hene, 21 Qershor 2010 19:21