E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmenden bankat, fitime 100 për qind me kreditë

Normat interesit vlera rekord, merr kredi për për 1 shpi, paguaj 3

Bankat e nivelit të dytë regjistrojnë fitime 100 për qind për kreditë konsumatore dhe ato për shtëpi. Vlera e një shtëpie trefishohet në afatin e maturimit të kredisë. Normat e interesit variojnë nga 13- 14 për qind.

Për të blerë në shtëpi në vlerën 100 milion lekë të vjetra kredimarrësi në fund të 20 viteve është i detyruar të paguajë 300 milionë lekë.  Në kosto përfshihet primi, interesat dhe komisionet të cilat arrijnë në vlerën e 1 700 mijë lekëve të vjetra në muaj. Nga ana tjetër interesat për depozita janë shumë të ulta, duke ju garantuar bankave fitme kolosale nga qarkullimi i kursimeve të shqiptarëve.


Kostoja e kredisë
Bankat e nivelit të dytë operojnë në treg me normën e bonove të thesarit plus marzhin e fitimit. Norma mesatare e bonove të thesarit arrin deri në 7.1 për qind, ndërkohë që norma i interesit për konsumatorët dyfishohet në momentin e firmosje së kontratës. Marzhet e fitimit variojnë nga 3- 5 për qind në varësi të bankës. Më pas vijnë një sërë komisionesh. Shpenzimet Administrative, 1 mijë për qind e linjës së kredisë, penalitete (mbi interesin) 5%-10%, Komision Angazhimi 1%, komision për hua të përbashkëta, nëse aplikohet, shpenzime të tjera administrative/ ligjore të cilat arrijnë në 7 për qind duke dyfishuar interesin për kredi. Përveç komisioneve janë dhe një sëre figuracionesh, si ai i jetës dhe i pronës, të cilat përbëjnë kosto shtesë mujore për kredimarrësin.


Përllogaritja
Tre komisione shtesë me 1-3 për qind mbi vlerën e marrë hua secili shtuar këtu dhe marxhin e fitimit mbeten fitim për bankën. Sipas përllogaritjeve të marrësh një kredi për shtëpi në lekë duhet ti  paguash bankës trefishin e asaj në fund të maturimit. Normat e interesave të përdorura nga bankat i bëjnë kreditë për shtëpi në lekë gati të papërballueshme për klientët me të ardhura normale. Ashtu si edhe për euron edhe për lekun ne krahasuam këstet që ofrojnë katër bankat më të mëdha tregtare. Në një prej bankave që operojnë në Shqipëri produkti i kredisë prej 100 milionë lekë të vjetra e ofrojnë me një këst mesatar mujor 1 milion e 171 mijë e 580 lekë. Nëse këtë këst e shumëzojmë me 240 muaj aq sa është afati i pagimit të kredisë del që duhet ti kthejmë bankës plot 281 milion e 179 mijë e 200 lekë, shifër kjo e përafërt me trefishin e asaj që marrim. Në rastin e dyta kësti mujor për kredinë 100 milion lekë të vjetra rezulton të kërkohet 1 milion e 120 mijë lekë të vjetra. Pas 20 vitesh këtu duhet të kthehen për kredinë e marrë 269 milionë e 280 mijë lekë po të vjetra si interesa dhe principal. Në rastin e tretë për të njëjtën shumë dhe të njëjtën periudhë një këst mujor prej 1 milion e 74 mijë e 710 lekë të vjetra. Përllogaritja mbi këtë këst nxjerr si rezultat se për kredinë që të jep banka të merr në fund të periudhës 257 milionë e 930 mijë e 400 lekë të vjetra. Kjo shifër do të thotë se banka përafërsisht merr 158 milionë lekë më shumë nga se të jep.  Në një tjetër bankë për 100 milionë lekë të vjetra kjo bankë në 20 vite të merr 230 milionë e 592 mijë lekë pra me një këst mujor 960 800 lekë të vjetra. Llogaria e thjeshtë tregon se bankës i paguhen si interes kredie më shumë se 130 milion lekë.


Fitimet
Fitimet neto të sistemit bankar shqiptar u rritën me 4.7 herë në krahasim me një vit më parë gjatë periudhës janar-mars, duke arritur në 1.6 miliardë lekë (11.5 milionë euro), bëhet e ditur nga bilanci i sistemit i publikuar dje nga Banka e Shqipërisë. Burime nga banka qendrore bëjnë të ditur se në vitin 2009, kur bankat vuajtën pasojat e krizës financiare ndërkombëtare, sistemi bankar pati siguruar vetëm 275 milionë lekë fitime neto, për shkak se shumica e fitimeve u kanalizuan për fondin e provigjoneve që garanton mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë e këqija. Fitimet e sistemit bankar janë ende më të ulëta se ato të realizuara në vitin 2008, pra para fillimit të krizës. Statistikat tregojnë se sistemi bankar në Shqipëri duket se i ka kapërcyer problemet e krijuara nga kriza dhe se është në gjendje të prodhojë fitime pavarësisht kredive të këqija, të cilat vijuan të rriten edhe në tremujorin e parë. Të dhënat e BSH tregojnë se kreditë standarde, pra kreditë që shlyhen normalisht, ranë në 81 për qind të totalit gjatë tremujorit të parë të këtij viti, nga 89.5 për qind që patën qenë në mars 2009. Huat e klasifikuara si të humbura, u rritën në 3.2 për qind. Kreditë e humbura janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Ekspertët: Kreditë u shtrenjtuan me 0. 6 për qind në tre muaj
Rriten me 0.6 për qind normat e interesit për kredive në lekë. Statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se për tre muajt e parë të vitit 2010 interesat e kredive të reja në lekë, kanë ardhur në rritje. Ekspertët shpjegojnë se individët që i drejtohen bankave për të marrë para hua janë të detyruar të kërkojnë kredi në monedhën vendase për shkak se të ardhurat i kanë në lek dhe normat e interesit të euros janë shumë të luhatshme. Rritja e perceptimit të rrezikut nga bankat duket se ka ndikuar në rritjen e këtyre marzheve dhe kjo bën që edhe kosto e kredisë në lekë për publikun të rritet. Këto rezultate tregojnë se synimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur koston e kredisë nëpërmjet një politike monetare me nuanca të moderuara ekspasioniste, ende nuk po rezulton i suksesshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2009 është rritur numri i kredive të këqija. Sipas raportit 8.2 për qind e kredive klasifikohen të kija. Ndërkohë që një vit më parë u regjistruan 5 për qind kredive me probleme. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga gjithë kredia e dhënë për ekonominë në vite është korrekte dhe shlyhet rregullisht vetëm 82 për qind e saj. Sipas statistikave të publikuara herë pas here nga banka qendrore mësohet se brenda më pak se 18 muajsh, kreditë e këqija u rritën me 2.5 herë, ndërkohë që portofoli i kredive u rrit me më pak se 10 për qind. Sistemi bankar shqiptar menaxhon 455 miliardë lekë borxhe, (rreth 3.3 miliardë euro), dhe nga këto, rreth 52.6 miliardë lekë ose 378 milionë euro klasifikohen si kredi të këqija. Kreditë e këqija nuk janë thjesht kredi të humbura, por paraqesin rastet kur kredimarrësit kanë falimentuar dhe bankat kanë filluar procedurat për nxjerrjen e pronave peng në shitje për të rikuperuar vlerat monetare të dhëna hua.

Politika fiskale për vitin 2010
Politika fiskale në muajt e parë të vitit 2010 ka ndjekur trendin e frenimit të ekspansionit fiskal, të shfaqur që gjatë tremujorit të fundit të vitit 2009. Shpenzimet buxhetore janë rritur me ritëm të përmbajtur, prej rreth 4 për qind në terma vjetorë. Nga ana tjetër, ngadalësimi i kërkesës vazhdon të diktojë ritme të ulëta të rritjes së të ardhurave buxhetore. Ndjekja e një politike fiskale të kujdesshme, ndonëse mund të japë një kontribut më të pakët në rritjen ekonomike të këtij viti, do të ndihmojë konsolidimin e treguesve fiskalë në nivele të shëndetshme, duke i shërbyer kështu më mirë qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike dhe ruajtjes së ekuilibrave makroekonomikë në afat të gjatë. Dy muajt e parë të vitit janë karakterizuar nga një vazhdimësi e ecurisë pozitive të treguesve monetarë. Oferta e parasë është rritur mesatarisht me 8.3 për qind në terma vjetorë, e mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave në valutë. Ndërmjetësimi i ulët i sistemit bankar ka krijuar pak hapësira për rritjen e parasë së gjerë në ekonomi.

Kredi për blerje banese:
Përfituesit: Individët nga mosha 18 vjeç - 65 vjeç në maturimin e kredisë
Shuma: Min. 50.000 lekë Max. 100.000 lekë
Limiti i financimit: Deri në 70% të vlerës së tregut të banesës që do të blihet
Afati i shlyerjes: Deri në 25 vjet
Garancitë: Çdo garanci hipotekore e pranueshme për bankën.
LEK = Bono thesari (12 m) + marzhi i fitimit të bankës
EUR = Euribor (3m) + 5.5% (me një minimum prej 9%)
Pagesat e vonuara: 3 -10 % + pagesa e vonuar

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›