E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, një i vdekur nga një aksident

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një automjet doli nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Nga ngjarja humbi jetën drejtuesi i automjetit. Viktima është shtetasi Altin Kastrati 25-vjeç nga qyteti i Kukësit. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë edhe një shtetas tjetër.

Shkak i ngjarjes-siç tha policia- ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti. Ditët e fundit disa persona kanë gjetur vdekjen në Kukës për shkak të aksidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›