Prapaskena, Mourinjo donte Eton te Reali
E përditshmja sportive spanjolle “El Mundo Deportivo” shkruan sot se Hoze Mourinjo i ka bërë presion deri në ditën e fundit të merkatos presidentit Florentino Perez për të sjellë në Madrid sulmuesin Samuel Eto nga Interi. Sipas gazetës, nëse pista për kamerunasin dështonte, alternativa tjetër ishte Didier Drogba.
Por me rënien e gongut që sinjalizoi fundin e afatit të transferimeve, portugezit iu desh të ngrejë flamurin e bardhë dhe të kënaqet me dyshen e sulmit Higuain-Benzema. Për këtë të fundit Mourinjo nuk ka fort simpati dhe në pritje të rikthimit të Ronaldos (tre javë jashtë pas dëmtimit në kavilje), duhet të përgatisë formacionin më të mirë të mundshëm me lojtarët që ka në dispozicion.