Universitetet, fituesitshpallen më 15 shtator
TIRANë- Emrat fitues të mbi 23 mijë studentëve të rinj, të cilët këtë tetor do të jenë pjesë e 12 universiteteve publike, do të publikohen më 15 shtator. Renditja e kandidatëve fitues në universitete do të jetë gati pas zhvillimit të konkurseve të pranimit në degët e Akademisë së Arteve, Sporteve dhe Arkitekturës, ku testimet pranë tyre pritet të përfundojnë në javët e para të muajit shtator.
Rritja e kuotave të pranimit të studentëve me 10%, krahasuar me një vit më parë, vihet re në degë që i përkasin ekonomike, informatikës dhe shkencat teknike. Sivjet, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndryshime pësoi edhe struktura e shpërndarjes së kuotave në varësi të fakulteteve dhe llojit të programit.
Lidhur me këtë shpërndarje, vihet re se degët më pak të preferuara do të pasohen me një numër më të ulët kuotash nga ato të miratuara në vit më parë, ndërsa u aprovua shtimi i kuotave në disa degë të veçanta me kërkesë të vetë maturantëve.
Cikli i pranimeve edhe për këtë vit do të ketë dy faza, ku do të jepen rezultatet paraprake për çdo kandidat dhe më pas do të vijohet me procedurën e regjistrimeve. Ndryshe nga vitet e kaluara, kuotat e parealizuara të pranimit, nuk do të ezaurohen më me plotësimin e formularit A3 apo A4, por do të vijohet me spostimin e vijës së kandidatëve fitues.
(m.a/ata/BalkanWeb)