82 vite nga shpallja e Mbretërisë së Shqipërisë
Më 1 Shtator të vitit 1928 Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë e dalë nga zgjedhjet e gushtit të atij viti shpalli krijimin e Mbretërisë Demokratike Parlamentare të trashëgueshme në Shqipëri.
Duke përkujtuar atë ditë, pretendenti për fronin mbretëror Leka Zog I evokoi sukseset e Shqipërisë gjatë kohës së Mbretërisë së parë shqiptare.
“Mbreti Zog kur krijoi shtetin shqiptar, vuri ligjin dhe i dha popullit qetësinë e begatinë. Monedha dhe pasaporta shqiptare u njoh kudo në botë”, bëri të ditur në një konferencë për mediat, pretendenti për fronin mbretëror Mbreti Leka Zog i I-rë. Në konferencën që vjen pas disa vitesh për pretendentin e fronit, Leka Zog i I-rë kërkoi bashkëpunim të dy partive shqiptare në prag të hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian.
Më 1 Shtator 1928, Asambleja shpalli kryetarin e Republikës, Ahmet Zogu si Mbret të Shqiptarëve. Ahmet Zogu lindi më 8 Tetor 1898 në Burgajet të Matit në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV-të. Pas 1 Shtatorit 1928 u thirr formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I-rë, Skënderbeu III-të, Mbreti i Shqiptareve. I lindur në 8 Tetor 1895 dhe vdekur në 9 Prill 1961, Zogu ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar 1920–14 nëntor 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), President (1925-1928)dhe Mbreti i parë i Shqipërisë (1928-1939).
Më 27 prill 1938, u martua me konteshën hungareze Geraldina Appony. Më 9 prill 1939, duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, Ahmet Zogu u largua nga Shqipëria. Një ditë më pas, ai dhe familja e tij u vendosën në Greqi, duke nisur kështu jetën në ekzil, kohë kur filloi organizimin e rezistencës së armatosur. Mbreti Ahmet Zogu vdiq në 9 Prill 1961.