E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, operacion për kapjen e vrasësit të dy policëve

Policia e shtetit ka rinisur në orët e para të mëngjesit operacionin për kapjen e Arjan Hasanit, vrasësit të dy policave në qytetin e Kukësit . Sipas burimeve nga policia është gjendur e braktisur makina e Hasanit së bashku me disa prova të krimit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku Arjan Hasani ka qëlluar me armë dy efektivat e policisë Shkëlzen Dobrushin dhe Ramazan Hilën. Sipas informacioneve Hasani ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar të ndalojë në postobllokun e policisë por ka qëlluar me armë drejt efektivave të policisë. Forcat speciale nga Tirana dhe policia e qarkut të Kukësit po punojnë intesivisht për kapjen e vrasësit të policëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›