Kryeministri Berisha vizitë zyrtare në Bosnje Hercegovinë

Kryeministri Berisha është nisur në për një vizitë zyrtare në Bosnje Hercegovinë, me ftesë të Kryeministrit Nikola Spiriç. Gjatë kësaj vizitë, Kryeministri Berisha do të takohet me zyrtarët më të larë të Bosnje Hercegovinës, si dhe do të nënshkruajë disa marrëveshje të rëndësishme. Ditën e sotme kryeministri Berisha do të takohet me homologun e tij Spiriç si dhe do të zhvillojë një takim me Kolegjiumin e të dy Dhomave të Asamblesë Parlamentare. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, Kryeministri Berisha do të takohet me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Bosnje, si dhe me Trupat Paqeruajtëse Shqiptare.