E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplaset trajleri me autobusin, nuk ka viktima

Nje aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e se henes ne autostraden Lushnje-Fier. Dy automjete te tonazhit te rende, nje autobus dhe nje trajler, jane perplasur ne vendin e quajtur kthesat e Vajkanit.

Ne kthesen e improvizuar ne autostraden Lushnje-Fier te dy automjetet kane perfunduar ne kanalin anesor te autostrades. Per fat, nuk ka patur probleme te 15 udhetaret e autobusit dhe drejtuesit e automjeteve.

Menjehere ne vendngjarje mberriten uniforma te policise rrugore te komisariateve Fier dhe Lushnje. Pas verifikimeve paraprake, specialiste te qarkullimit rrugor konstatuan se shkak per aksidentin ishte nderprerja e rruges nga autobusi dhe shpejtesia e trajlerit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›